Rritja e çmimit të energjisë, ja pse u kërkua nga KESH-i
Kështu, siç bëjnë me dije burime jozyrtare pranë Entit Rregullator të Energjisë, ajo bazohet kryesisht në faktin se tarifa aktuale e shitjes me shumicë të energjisë prej KESH-it prej 2.2 lekë/kvh parashikonte realizimin e shpenzimeve operative dhe investimeve të planifikuara për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike, si edhe për blerjen e energjinë së prodhuar nga prodhuesit e vegjël konçesionarë dhe prodhuesit e pavarur. Teksa sasia e energjisë për t’u prodhuar nga këta prodhues ka qenë llogaritur në 778 gvh për të tre vitet e periudhës rregullatore (2012-2014). Mirëpo, siç sqarojnë burimet pranë ERE-së, sasia reale e energjisë së prodhuar nga këta prodhues dhe që përfaqëson detyrim për blerje nga KESH/FPSH, pritet të jetë 1.569 gvh pa
përfshirë prodhimin e “ASHTA Energy”-së, i cili pritet të arrijë sasinë prej 415 gvh, prodhim që nuk është parashikuar në tarifën 2.2 Lek/kvh për të tre vitet e periudhës rregullatore (2012-2014).
E mesa duket, ky detyrim i KESH/FPSH për blerjen e sasisë së energjisë të prodhuar përtej planifikimit dhe të pareflektuar në tarifat e miratuara prej ERE-ja për periudhën 2012- 2014, i ka shtuar atij kosto shtesë prej rreth 11 miliardë lekësh. Kosto shtesë kjo, e cila së bashku me blerjen e energjisë nga importi për llogari të OSHEE-së për mbulimin e humbjeve në shpërndarje (rreth 8.5 miliardë lekë) është financuar me OD të marra nga bankat e nivelit të dytë, përdorimi i të cilëve ka prodhuar detyrime shtesë për interesa prej rreth 2.6 miliardë lekë.
11
Miliardë lekë është kostoja shtesë e krijuar ndaj KESH-it për blerjen e sasisë së energjisë të prodhuar përtej planifikimit dhe të pareflektuar në tarifat e miratuara prej ERE-ja për periudhën 2012-2014