Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Rritjen e çmimit të pasaportave e miratoi Berisha”

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 19:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Erjon Braçe deklaroi të martën se qytetarët nuk kanë detyrim për të marrë pasaportë të re. Duke reaguar në rrjetin social “Facebook” mbi debatin për çmimin e ri të pasaportave biometrike, Braçe tha se pasaporta ekzistuese që është në afat nuk digjet. “Pasaportë me çmimin e ri merr vetëm ai të cilit pasaporta i ka skaduar nga 1 janari e në vijim”, deklaroi Braçe. Nga data 1 janar 2015, Ministria e Brendshme ka miratuar çmimet e reja të pasaportave biometrike dhe letërnjoftimeve. Çmimi i ri i letërnjoftimit do të jetë 1 500 lekë, ndërsa më herët ka qenë 1 000 lekë. Sa i takon pasaportave biometrike, çmimi i ri i tyre do të jetë 7 500 lekë nga 6 000 lekë që ka qenë vitin e shkuar. Edhe qytetarët shqiptarët që do të aplikojnë për këto dy dokumente jashtë vendit, do të operojnë me çmime të reja. Konkretisht, shqiptarët që jetojnë në Itali dhe Greqi do të duhet të paguajnë 12 euro për letërnjoftimin dhe 130 euro për pasaportën. Në SHBA do t’u duhet të paguajnë 18 dollarë për letërnjoftimin dhe 240 dollarë për pasaportën biometrike. Në Belgjikë, shqiptarëve që jetojnë atje do t’u kushtojnë 16 euro letërnjoftimi dhe 160 euro pasaporta biometrike. Në Mbretërinë e Bashkuar çmimi do të jetë 13 Paund letërnjoftimi dhe 144 paund pasaporta biometrike dhe në Zvicër 18 franga (zviceriane) letërnjoftimi, ndërsa pasaporta biometrike 204 franga. Deputeti i PS-së, ka komentuar dhe reagimet e qytetarëve, duke u shprehur se rritja e çmimit nuk është miratuar nga qeveria aktuale, por nga qeveria e kaluar. Braçe shkruan se ky është vendim i marrë nga qeveria Berisha në prill të vitit 2013, teksa ka publikuar edhe disa dokumente që  vërtetojnë fjalët e tij . "Është vendimi i Sali Berishës i prillit te vitit 2013. Është projektligji për “Ratifikimin e zgjatjes se afatit dhe ndryshimin e disa elementeve”, përfshirë çmimin e kartave dhe pasaportave në kontratën e Qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë koncesionare Sagem. Është relacioni shpjegues i ndryshimeve në kontratë me argumentet për rritjen e çmimit. Kontrata e re me koncesionarin e nënshkruar nga ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka",- shkruan Braçe, i cili më tej vazhdon se çmimet e reja të mjeteve identifikuese nga 1 janari 2015 janë marrë me vendimin e Prillit 2013. Sipas tij, “Kjo Qeveri, Qeveria aktuale nuk hyn kërrkund në këtë vendim!!  Ka vendosur Sali Berisha dhe ka vendosur edhe për 10 vitet që vijnë!!", shkruan Braçe, i cili përfundon se nëse kontrata rishikohet, ajo do t'i shkaktonte shtetit miliona euro dëm.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 3 orësh
Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Para 3 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 3 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 3 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 3 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 3 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 4 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 11 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 20 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 18 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!
Para 13 orësh

Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.