Rrjeti shpall “Presidentin” e ri të Rusisë: Putin të lirojë zyrën të hënën (Foto)
Portieri veteran i Kombëtares ruse, Igor Akinfeev ishte heroi i ndeshjes mes Rusisë dhe Spanjës, e cila u vendos falë penalltive.
Pritja e tij spektakolare ka shkaktuar një entuziazëm të tifozëve të futbollit në të gjithë vendin. Rrjeti i Twitter-it ishte i shpejtë për të lëvduar portierin duke hedhur idenë se performanca e 32-vjeçarit ishte mjaftueshëm e mirë sa për ta bërë atë presidentin e ri të Rusisë.
“Igor Akinfeev është emëruar unanimisht si president i ri i Rusisë. Për shkak të zëvendësimit, Putin pritet të lirojë zyrën të hënën,”-shkruhej nga fansat në rrjet.
Igor Vladimirovich Akinfeev, luan si portier për kampionët e CSKA-së së Moskës duke mbajtur edhe rekordin në Rusi si portieri me më pak gola të pësuar gjatë karrierës.
Reagimet në Twitter pas ndeshjes:
Portieri rus Igor Akinfeev: