Rrobat që nuk duhet t’i vishni dy ditë rresht

Jeta jonë ndoshta do të ishte shumë më e lehtë nëse do të vishnit të njëjtat rroba çdo ditë. Por nëse e shohim nga pikëpamja higjenike, nuk është mirë që rrobat e njëjta të vishen çdo ditë. Megjithatë janë dy gjëra që nuk preferohen t’i vishni dy ditë rresht.

Ato janë sutjenat dhe këpucët

Nuk duhet të vishen të njëjtat sytjena 2 ditë rresht. Ato kanë nevojë që të qëndrojnë një ditë larg nga kontakti me lëkurën. Pasi sutjenat mbahen të veshura tërë ditën, elasticiteti i tyre është shpërdoruar prandaj ato kanë nevojë për kohë që ta rikuperojnë formën e tyre dhe të rivihen sërish. Ju duhet të shpenzoni pak më shumë para' në disa lloje sytjenash që ta mbroni shëndetin tuaj.

Këpucët

Ka mijëra njerëz që zotërojnë vetëm një palë këpucë për një sezon dhe i veshin ato çdo ditë. Por është më mirë për shëndetin që të keni të paktën 3 palë këpucë. Njësoj si këpucët, edhe këmbët kanë nevojë të qetësohen. “Duke veshur të njëjtat palë këpucë çdo ditë, ju do të ushtroni presion të përsëritshëm në zonat më të rëndësishme të këmbëve tuaja”.

 

SHKARKO APP