“Rruga Bogë – Theth e kalueshme”, Rama: Garantojmë lëvizje të sigurtë për banorët dhe vizitorët
Kronikë E Premte, 9 Janar 2026 14:54
Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se rruga Bogë-Theth është e kalueshme pavarësisht reshjeve të dëborës në këtë zonë malore.
“Gatishmëri maksimale në aksin Bogë–Theth, ku rruga Bogë–Theth vijon të jetë e kalueshme, pavarësisht reshjeve të dëborës në këtë zonë malore. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe ndërhyrjet do të vijojnë sipas nevojës, për të garantuar lëvizje të sigurt për banorët dhe vizitorët”, shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

