Rudina Magjistari tregon emocionet si nënë, për herë të parë

 

Rudina Magjistari është bërë nënë për herë të parë. Pak orë më parë, ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj, të cilën e ka pagëzuar me emrin Mia.

-“Sa shumë mirënjohëse i jam jetës në këto momente! Ndjehem e përmbushur dhe e mbështjellë nga mrekullia e diçkaje sa e pabesueshme, aq edhe e bukur e madhështore, siç është krijimi dhe lindja e një fëmije,” – shkruan në profilin e saj “Facebook”, Rudina Magjistari.

Ajo u bë për herë të parë nënë gjatë ditës së djeshme, dhe tregon emocionet. – “Përvoja e ditës së djeshme do të më mbetet e paharrueshme. Mirënjohëse ekipit të spitalit Hygeia që më shoqëroi me aq kujdes e profesionalizëm përgjatë një proçesi lindjeje natyrale dhe për një përkushtim maksimal në orët në vazhdim.”

Pastaj edhe një falënderim. – “Juve miqtë e mi, ju falënderoj pafund për urimet tuaja plot dashuri e që ma bëjnë akoma me speciale ardhjen e Mias në këtë botë. Ndjehem në borxh që s'ju përgjigjem dot një e nga një. Por edhe me fat që ju kam.”

“Mbrëmë mezi më ka zënë gjumi… Është vetëm fillimi i një rrugëtimi të jashtëzakonshëm. Faleminderit Zot!,” – thekson Rudina Magjistari.

SHKARKO APP