Rudina Xhunga: Ju pres në Vizion+

E ka mbyllur me një botim marrëdhënien e saj disavjeçare me Top Channel, ndërsa ka njoftuar projektin e saj të ri.

Bëhet fjalë për gazetaren Rudina Xhunga, e cila përmes rrjetit sociale Facebook ka njoftuar përmbledhjen e punës së saj 13-vjeçare në një libër.

“ Sapo doli libri im “Edhe një SHQIP”. Është përmbledhja e më të mirës së “Shqip ne Top Channel”, emisionit që kam ideuar dhe drejtuar, për 13 vjet. Është përshëndetja ime për cdo teleshikues, që uroj ta ketë në bibliotekën e vet, më të bukurën e këtij rrugëtimi të përbashkët” – shkruan Xhunga.

Ajo njofton se projekti i saj është një udhëtim që do të vazhdojë çdo të hënë, në orën 21.00, në Vizion+.

SHKARKO APP