Rusia zbulon planet për dërgimin e njerëzve në Mars
Rusia ka njoftuar se do të testojë një motor nuklear më 2018, i cili do t’u ndihmojë kozmonautëve që të arrijnë në Mars për vetëm gjashtë javë.
Në krahasim me motorët aktual, të cilët mundësojnë që kozmonautët të arrijnë atje për 18 muaj, ky motor nuklear që është tepër më i shpejtë do ta bënte Rusinë kombin e parë që lëshon njerëz në planetin e kuq.
Rusia po llogarit në këtë motor nuklear për shkak se ai peshon më pak se motorët në anijet aktuale, pa e reduktuar vrullin, transmeton Gazeta Express.
Projekti 274 milionë dollarësh tani është në përgjegjësi të grupit nuklear, Rosatom. Rusia deri më tani ka përdorur rreth 30 ndarje reaktore në hapësirë, përderisa SHBA ka dërguar vetëm një më 1965.