Ryshfet për kolaudimin e makinave, arrestohen tre punonjës, dy të tjerë në kërkim
Tre punonjës janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kalonin në pikën e kolaudimit në Laç mjete jashtë standardeve teknike kundrejt ryshfetit.
Sipas policisë, për tre prej tyre janë ekzekutuar urdhrat e masave të sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për dy të tjerë të shpallur në kërkim, mes tyre edhe një inspektor është kërkuar ‘arrest me burg’.
“Operacion i ndjekur me metoda proaktive bazuar në dyshime të arsyeshme se në pikën e kolaudimit në Laç kalohen mjete jashtë standardeve teknike kundrejt ryshfetit
Specialistët e Seksionit kundër krimit Ekonomiko – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se tek pika e kolaudimit në Laç kaloheshin makina jashtë standardeve teknike kundrejt ryshfetit, në vitin 2018 kanë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin materiale hetimore.
Mbi bazën e atyre materialeve, Prokuroria ka regjistruar proçedim penal për ndjekje të mëtejshme të këtij rasti, i cili është finalizuar sot me operacionin ” Kolaudimi” ku janë ekzekutuar urdhrat e masave të sigurisë në ngarkim të shtetasve :
– S.K. vjeç 22, banues në Mamurras, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprat penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
– M.K. vjeç 50, banues në Mamurras, me masë sigurimi ” Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
– I.D. vjeç 49, banues në Lezhë, me masë sigurimi ” Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
U shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre :
– D.A. vjeç 47, banues në Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
-Gj.A. vjeç 33, banues në Lezhë,me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik tek SGS Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Shpërdorim detyre”
Masat e sigurisë janë dhënë nga Gjykata e Shkallës Parë Kurbin datë 16.04.2019, ndaj këtyre shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet jashtë standardeve teknike, i kaluar në kolaudim pa probleme dyshuar kundrejt ryshfetit”, njofton policia.