Sa mu dhimbsën… këta të rinj tek palestra e Carapulit
Nga Dritan Kaba:
SA MU DHIMBSËN … KETA TE RINJ TEK PALESTRA E CARAPULIT
Sa mu dhimbsën ata të rinj që duartrokisnin kur Edi i thoshte do vazhdoj t’ju vjedh të ardhmen me PPP.
Sa mu dhimbsën më duken si gjyshërit e tyre që brohorisnin për shembjen e kishave dhe xhamiave.
Sa mu dhimbsën, njësoj si ata të rinj që shkonin të organizuar me klasa të ndiqnin gjyqet në kinematë e Tiranës, që sot nuk ekzistojnë “falë” Edit. Në ato salla ku bërtisnin: Në litar, në litar. Në burg, në burg armiqtë e “kllasës”
Sa mu dhimbsën këta të rinj sot, që më duken si gjyshërit e tyre kur shkonin ti rrëmbenin pronën, t’i burgosnin, t’i nxirrnin nga shtëpitë e tyre, “armiqtë” e popullit.
Sa mu dhimbsën këta të rinj, që më ngjanin me ata të rinjtë në Kukës, që i nxorrën të ndiqnin varjen e poetit Havzi Nelaj, të firmosur nga i ati i Edit të tyre.
Sa mu dhimbsën, se më duken si ata të rinj, që brohorisnin kur shokëve të tyre iu griseshin pantallonat se i kishin cowboy.
Sa mu dhimbsën, njësoj si ata kur në kor thërrisnin “qethe, qethe” kur dikush kishte flokë pak të gjata dhe barseta më poshtë se kocka e nofullës. I rruanin dhe qethnin në publik, tek mbledhja e frontit ose oborri i shkollës.
Sa mu dhimbsën kur duartrokisnin njësoj, si prindërit e tyre në mitingun e 2 korrikut 1990 në sheshin “Skënderbej”. Fjalët e etërve të atyre që janë sot në pushtet, kur nga tribuna lëshoheshin thirrjet: Ja ikën ata që janë jashtëqitjet e Kombit.
Sa mu dhimbsën këta të rinj sot, njësoj si ata të rinj që duartrokisnin, kur armiqtë e pushtetit të etërve të Edit, tërhiqeshin zvarrë në rrugët e qyteteve të lidhur me tela me gjemba. Për të vetmin faj se donin të iknin dhe të shpëtonin nga ajo skëterrë.
Sa mu dhimbsën sot, këta të rinj, se më ngjanin me ata të rinj, që ulërinin dhe tundnin armët tek shkolla ushtarake dhe kërcënonin rininë e Tiranës për të rikthyer në shesh bustin e Enverit. Fiks si ata që ngjiteshin duke thirrur: T’i vrasim, t’i vrasim studentët e grevës së urisë.
Sa mu dhimbsën vërtetë, kur duartrokisnin njeriun që largoi mbi 200 mijë bashkëmoshatarë rrugëve të botës.
Sa mu dhimbsën sot, kur duartrokisnin njeriun që kanabizoi vendin dhe iu mbushi oborret e shkollave me shitësa droge dhe iu shkatërroi jetën qindra shokëve të tyre.
Sa mu dhimbsën kur duartrokisnin, njeriun që po i rrezikon seriozisht lëvizjen e lirë në BE.
Sa mu dhimbsën këta të rinj, që thërrisnin “Edi, Edi”, pikërisht atë që i ka lënë mbi 50% të bashkëmoshatarëve të tyre pa punë, pa perspektivë për të ardhmen, pa shpresë.
Sa mu dhimbsen sot këta të rinj te futur tek palestra e Carapulit, e vetmja “veper” e Rilindjes ne gjashtë vite qeverisje, qe i kushtoi taksave te shqiptarëve rreth gjashtë milion euro.
Eh,sa mu dhimbsën … vêrtet!