Sadije Berisha: Ja kush është i dashuri im

Pasi ka shkaktuar kaq shumë trazim në rrjetet sociale, Sadije Berisha ka vendosur të flasë për të dashurin e saj të ri.

Më herët ajo kishte postuar një foto duke u puthur me të, teksa thekson se ai është Mister Suedia 2000.

Në një intervistë për Panorama Plus, Sadije Berisha thotë se ai është menaxher ndërtimi dhe është 47 vjeç.

“Fotoja është bërë vetëm dy minuta para se të postohej në Facebook. Jemi takur me njëri-tjetrin mes miqsh dhe për shkak të punës. Ai është një menaxher ndërtimi dhe ka kompaninë e tij të ndërtimit. Është 47 vjeç dhe ka dy fëmijë vetëm nga një vit më të mëdhenj se fëmijët e mi, një vajzë dhe një djalë. Të gjithë fëmijët tanë shkojnë shumë mirë së bashku, ai di të jetë një baba i mrekullueshëm dhe të gjithë e duan atë. Fëmijëte  mi janë shumë të lumtur që e kanë atë në jetën e tyre, edhe unë gjithashtu”.

MAPO

SHKARKO APP