Sadije Berisha: Për adoleshentet që ëndërrojnë të jenë dashnore burrash të martuar
Nga Sadije Berisha
Vajza adoleshente 19-vjeçare kanë “ambicie” të bëhen dashnore burrash të martuar me fëmijë dhe disa i nisin karrierat e tyre si “vajza apo gruaja tjetër” më e re se ajo.
Ky është një problem i trishtë dhe i përbashkët ndërmjet vajzave të reja në vende ish-komuniste si Shqipëria, Rumania etj.
Burra me para dhe/ose pushtet shpesh përfitojnë nga vajza të reja që jetojnë në varfëri duke iu ofruar atyre një javë me udhëtime fund-javash nëpër hotele luksi në vende të cilat ato mund nt’i shohin vetëm nëpër filma ose t’i ëndërrojnë.
Dhurata të shtrenjta, veshje stilistësh i bëjnë ato për t’u patur zili nga ato që kanë “më pak fat” në lagjen e tyre.
Fatkeqësisht ato e shohin veten madje si modele frymëzuese për vajzat e varfëra që urojnë të njëjtën “jetë tradhëtare” ku princi i martuar, që nget Mercedesin e tij, i merr ato me vete në një jetë me bollëk shoppingu, dhe para të kufizuara për dashnoret adoleshente. Kjo është “ambicia” më e varfër e vajzave të reja.
Burra të tillë zakonisht kanë 2,3 ose më shumë vajza të reja në shërbimin e tyre dhe ndihen si mbretër të botës.
Gratë zakonisht janë të detyruara ta pranojnë me dhimbje abuzimin/tradhëtinë dhe të kujdesen për fëmijët që shpesh neglizhohen nga mungesa e një babai tepër të zënë.
Gratë dhe fëmijët e tyre e vuajnë shpesh të gjithë këtë në heshtje duke qenë se divorci është rrallëherë një opsion për një grua shqiptare.
Një grua e divorcuar gëzon n jë status tepër të ulët dhe konsiderohet si “mall i përdorur” jo shumë e dëshirueshme në tregun e beqarëve në një botë të drejtuar nga burrat dhe nevojat e tyre egoiste.
Unë e kuptoj se kur je i varfër bën atë që do të bësh më mirë me shpresën për një jetë më të mirë. Unë nuk jam duke i gjykuar vajzat e reja të varfra në vendet ish-komuniste, unë isha me fat që nuk qeshë kurrë vajza e varfër që duhet të shisja veten ose të kisha ndonjë ambicje për të qenë dashnorja e re e ndonjë burri.
Por unë e kuptoj që varfëria mund të krijojë situata të tilla dhe disa prindër madje i inkurajojnë fëmijët e tyre me shpresën e një jete më të mirë.
Unë shpresoj ta mësoj time bijë të vlerësojë veten, t’i vendosë ambicjet e saj shumë më larg se të qenit dashnorja e një burri të martuar më shpresën se ai ka shumë para e lidhje për të hapour dyert.
Unë dua që ajo t’i hapë vetë dyert e saj.
Të respektojë veten dhe gruan tjetër.
Të jetë mjaftueshëm ambicioze për të qenë një model i mirë për vajzat e reja dhe t’i mësojë ato se si të arrijnë suksesin me forcat e tyre jo përmes dikutj tjetër në këmbim të seksit.
Zemra ime u perket atyre grave të negluzhiara dhe fëmijët e tyre, të detyruar të jetojnë në burgun e një martese të abuzuar kështu.
Kjo botë është krijuar nga një vëllazëri burrash.
Ky është bashkimi i femrave?
Përse gratë nuk i japin fund konkurrencës me njëra tjetërën dhe të qëndrojnë së bashku kundër abuzimit?