Sadje Berisha ka një këshillë për reformën në drejtësi
Sadije Berisha, pavarësisht se nuk jeton në Shqipëri, ndjek me interes zhvillimet në vendin tonë. Së fundmi ajo ka komentuar përpjekjet për reformën në drejtësi. Në një postim në Facebook ish-nusja e familjes Berisha shkruan se nëse do të arrestohej dikush për korrupsion nga :kokat e mëdha”, do të binin të gjithë, pasi do të kishim një efekt domino.
Postimi i plotë në Facebook
“Korrupsion, korrupsion…antikorrupsion, luftë kundër korrupsionit?! Sa e lodhur duke lexuar lajmet nga Shqipëria. Të njëjtat gjëra, të njëjtët njerëz, asnjë ndryshim në dukje, thjesht një ditë tjetër.
Shoh një tavolinë rrumbullake ku gjithë partitë dhe anëtarët e saj përfshihen, të kuqe, rozë, dhe të tjerë janë ulur bashkë duke bërtitur : Unë jam kundër korrupsionit!! Por nëse sheh më qartë nën tavolinë, ata të gjithë kanë njërën dorë në xhepin e personit që kanë në krah. Secili nga ta ka dorën në xhepin e dikujt tjetër, të mbushur me korrupsion.
Pyetja ime është: Kush do t’i fusë në burg?! Kush do të rrëzojë kë? Ata e dinë të gjithë se nëse njëri rrëzohet, do të marrë me vete gjithë të tjerët, një efekt domino më i madh se një cunami.
Ku do t’ia nisni pra? Le të marrë gjenerata e re pushtetin, thonë ata. Por cila gjeneratë? Ajo që ndjek të vjetrën? Gjenerata që ka mësuar se korrupsioni është një gjë e mirë? Gjenerata prindërit e të cilëve kanë paguar mësuesit për nota më të mira për fëmijët që nuk i meritonin. Policët e korruptuar që mbushin xhepat me gjoba të kota, ashtu siç më ka ndodhur edhe mua. Kam përjetuar vetë se çfarë është në gjendje të bëjë një mjek apo një infermiere e korruptuar. Apo organizatat që abuzojnë me fonde të destinuar për njerëzit në nevojë?
Elita e re e cila ka mbaruar universitetin me nota të pamerituara, dhe jeta e të cilëve ka qenë gjithmonë e mbrojtur nga paret apo autoriteti i prindërve. Një gjeneratë e cila ka prindër hiperprotektivë dhe të lidhur me pushtetin. Që bëjnë të pamundurën që fëmijët e tyre të mos mësojnë kurrë se çfarë është shkaku dhe pasoja. Një gjeneratë pa aftësinë empatike.
Media e cila kthehet nga drejtimi i erës dhe shpesh janë akuzuar për korrupsion. Televizionet që mbështesin gjithmonë pushtetin dhe personat nga të cilët mund të përfitojnë diçka?
Diplomatët apo ambasadorët që përpiqen të jenë në qendër të vëmendjes me lëvizjet e tyre?
Do ishte mirë që të gjithë këta aktorë të bënin diçka, një “sakrificë” për të na bindur. Kjo do të lehtësonte njerëzit e pafuqishëm dhe të lodhur. Nuk ka një sistem ligjor. Jepi një gjykatësi një dhuratë dhe është e sigurt që nuk do ta refuzojë, dhe ti mund ta fitosh çështjen!
Jepini pra, ushqejeni rininë me lajme shoubizi dhe gossip.
Bëjini ata të kenë zili ndaj elitës, t’i ndjekin dhe të jenë si ata. Mësojuni si bëhet korrupsioni dhe gënjeshtra, dhe nëse jeni me fat mos bëni pyetje. Thjesht shijoni luksin dhe privilegjet që të sjellë kjo gjë.Dhe shqiptarët e shkretë do t’iu ndjekin, do t’iu duan dhe do t’iu admirojnë”, shkruan Sadije Berisha.