Sadna konfirmon ardhjen e saj në Shqipëri
Aktorja Sara Khan ka publikuar lajmin se do të vijë shpejt në Shqipëri. ‘Mirëmëngjes. Për të gjithë shqiptarët, kam një lajm: Jam në bisedime me Klan TV që të vij t’ju takoj shpejt. Do t’ju vizitoj të gjithëve. Faleminderit për dashurinë dhe vlerësimin e përhershëm. Ndihem e bekuar dhe mirënjohëse ndajs secilit prej jush për dashurinë që më jepni. Në pritje, në pritje…jam po aq e lumtur sa të gjithë ju!”. Kështu ka shkruar aktorja indiane e ‘Bidaai-t’ në Instagram-in e saj, pak kohë pasi mësoi sesa i ndjekur është seriali ku ajo ka luajtur rolin e Sadna-s në Shqipëri.
Pra, Khan siç duket është kontaktuar nga televizioni Klan, me shumë gjasa nga producenti Ardit Gjebrea, për ta ftuar tek ‘E Diela Shqiptare’. Në janar ajo komentoi në një foto të Gjebresë, duke i shkruar se kishte shumë dëshirë ta takonte. Më pas, ajo ndau ndjesitë e saj me ndjekësit në Instagram, lidhur me një video të publikuar në internet, ku shfaqej një grua shqiptare teksa qante për vdekjen e personazhit të Sadna-s.
Është përfolur shumë se Sara Khan do të ishte e ftuar në Shqipëri, por asgjë nuk ka qenë e konfirmuar. Fillimisht u përhap lajmi se ajo mund të ishte pjesë e eventeve të 14 shkurtit, por mesa duket, ‘Sadna-n’ do ta shohim në Tv Klan.