Sajmir Çili: Statuse fyese pwr VIP-at televiziv
Ka reaguar këngëtari Sajmir Çili pasi ka parë në television atë që ai e quan “henri diskale’.
Reagimet e tij, ai i ka shprehur me anë tw statuseve nw profilin e tij nw Facebook, duke komentuar personazhet VIP tw televizionit, si dhe nivelin e gazetarisë, duke mos kursyer asgjw, ndërsa kërkon ndjesë për fjalorin.
Statusi i parë
“Epo vaj medet,,,
Kanë filluar dhe “gazetarët” duke marrë para,që të të nxjerrin në emisionin e tyre “Vip Leshi”. Përfundimisht u prish “Dynjaja” kështu thoshte e ndjera Gjishja ime Libohovite.
Po dhe unë sa mbrapa bote paskam qenë në 2015,,, U pika emisioneve,e ju dhjevsha mu në gazetaruc/e që jeni, e ku do thoni ju, në Tv Kombëtare. Të më ndjeni për fjalorin, por elbete fjalë popullore”.
Statusi i dytë
“Sonte e paskam fajin vet që po shoh Tv,,, tjetër konstatim në një nga Tv Kombëtar, ose Tv Vip TVSH. “Vipat” duke hyrë në “Pallatin e Kongreseve (Koncerteve)” në Çmimet Kult, ku isha i ftuar por për arsyet e mia nuk shkova,,, nejse,,,
Pashë disa “Vipa” me patatina e shishe me ujë në tapetin e kuq,,,
Po keni kohë shikojeni dhe vetë,,,”
Statusi i tretë
“Epo seç paskam sonte përsëri, fajin e ka hernia diskale që po shoh Tv,,,
Epo deri tani 90% e atistëve, të gjithë po dalin me një krijimtari të pasur Linguistike, Latinisht, Anglisht, etj etj,,,
Po s’paska tituj shqip o Shqipëtar,,,
Le që si mund ta quaj Spikere,Konfetenciere,Prezantuese këtë zonjë a zonjush me një humor kaps,e fjalor zhargon rruge në një eveniment kaq serioz,,,”oj shqipe a di ta flasësh gjuhën letrare”,,,
Le që artistët,shkrimtarët,akademikët e gjallë në sallë nuk u çuan të paktën në këmbë për të respektuar sërën e tyre ,që këtë vit ndërruan jetë,,,
“O la la”e tha dhe prezantuesi,,,
O “moderator” dilni nga skena se jeni për të qarë hallin”.