Sajon vdekjen e së bijës për të pasur një javë pushim

Ndonjëherë ndodh që studentët të sajojnë justifikime nga më të ndryshmet për të lënë mësimin, ku justifikimi më i zakonshëm është “më ka vdekur gjyshja”. Megjithatë Joan Barnett nga New York ka bërë edhe më keq, duke u përpjekur që të bindtte drejtuesit e shkollës ku ajo punonte se i vdiq vajza në mënyrë që të kalonte edhe një javë tjetër në Costa Rica, vend ku gruaja po qëndronte tek të afërmit. Madje gruaja ka detyruar vajzën tjetër të telefonojë për të thënë se motra “ka pësuar një atak kardiak dhe ka vdekur”. Barnett gjithashtu ka dërguar një certifikatë vdekjeje të falsifikuar. Por ishte pikërisht kjo certifikatë që ka ngritur dyshime tek drejtuesit, sepse ishte stampuar me një standard tjetër dhe fjalët nuk ishin të lidhura mirë. Për një verifikim drejtuesit kanë kontaktuar ambasadën e Costa Rica-s që e ka njohur menjëherë dokumentin si fals. Numri i protokollit dhe kode të tjera ishin marrë në realitet nga një certifikatë vdekjeje të vitin 2005. Drejtuesit kanë kontaktuar sërish me Barnett, duke i kërkuar shpjegime, por ajo ka insistuar se vajza e saj ka vdekur dhe ka dërguar një tjetër certifikatë vdekje që përmbante të dhëna të ndryshme. Barnet u pushua nga puna dhe u denoncua për mashtrim. Gruaja u shpall fajtore nga gjykatësit.

SHKARKO APP