Sajuri, gruaja që fshihet pas filmit “Kujtimet e një geishe”
Të gjithë e keni parë filmin « Kujtimet e një geishe » dhe nuk mund ta keni harruar dashurinë përvëlueve së geishës me sytë e vegjël plot dritë. Filmi, i cili më parë është realizuar libër nga Arthur Golden, është bazuar në një histori të vërtetë. Xhejkob Haarhjus, profesor i historisë japoneze në Universitetin e Nju Jorkut është personi që Sauri, vajza emri i së cilës nuk i është ndryshuar as në film, i besoi historinë e saj të jashtëzakonshme. Ajo çau fshehtësinë që mbulonte atë lloj jete. Ka pasur dhe gra të tjera që kanë pasur atë lloj jete të ngjashme me të sajën.
E famshmja Kato Juki, geisha që i rrëmbeu zemrën Xhorxh Morganit, nipit të miliardierit Xh Pierpont dhe u bë gruaja e tij në mërgim, mund të ketë pasur një jetë më të bukur se Sajuri, por vetëm Sajuri mundi ta dokumentonte jetën e saj. Për shumë kohë Xhejkob mendonte se mendimi i saj për të bërë diçka të tillë, nuk ishte gjë tjetër veçse një aksident i rastit.
Nëse ajo do të mbetej në Japoni, rrethanat do të ishin më të ndërlikuara për të shkruar kujtime. Në vitin 1956, fati e solli që ajo të emigronte në Shtetet e Bashkuara. Për dyzet vitet që i mbetën, ajo ishte banuese në kullat « Valdorf », në qytetin e Nju Jorkut, ku në katin e dymbëdhjetë ndërtoi një suitë elegante të stilit japonez. Edhe atëherë jeta e saj vazhdoi po atë rrjedhë të rrëmbyeshme. Suita e saj u shëndrrua në një vend takimi për artistët japonezë, intelektualë, industrialistë, madje dhe ministra kabinetesh… Xhejkob ishte takuar me të për herë të parë në vitin 195. Si studiues i Japonisë , emrin e Sajurit e kishte ndeshur disa herë. Miqësia e tyre erdhi duke u forcuar dhe ajo nisi ti tregonte gjithnjë e më shumë për jetën e saj. Njëherë e pyeti nëse do lejonte ndonjëherë që historia e saj të bëhej e njohur. « Vetëm nëse do të jeni ju, ai që do ta tregoni », do ti thoshte ajo.
Kështu nisi rrëfimi, që edhe sot vazhdon të lexohet në miliona njerëz në botë. « Sajuri dëshironte ti diktonte kujtimet e saj, në vend që ti shkruante vetë, sepse, siç e shpjegonte, ishte kaq e mësuar të fliste me një bashkëbisedues, sa do ta kishte vështirë të mbyllej të punonte në një dhomë, ku askush nuk e dëgjonte. I gjithë dorëshkrimi me kujtimet e saj i është dokumentuar më më shumë se 18 muaj. « Pothuajse tërë kohën, me përjashtim të pak rasteve ne takoheshim në mbrëmje, sepse për shkak të një zakoni të hershëm, kjo ishte koha kur mëndja e Saurit ishte plot energji. Zakonisht i pëlqente të punonim në suitën e saj në kullat « Valdorf », por herë pas here, e linim të takoheshim, edhe në një nga dhomat private në një restorant japonez në shëtitoren « Park », ku ajo ishte shumë e njohur. Përgjithsisht punonim dy ose tre orë. Megjithëse ne inccizonim çdo fjalë, sekretarja e saj ishte gjithnjë e pranishme për të trasnkiptuar diktimin e Sajurit, një punë që ajo e bënte me shumë besnikëri. Por Sajuri nuk foli kurrë me diktofonin apo me sekretaren. Ajo fliste vetëm me mua », tregon Xhejkob. Sajuri e zgjodhi atë si sekretarin e saj, për të qënë e sigurt.
Po përse ajo vendoni ta tregonte historinë e saj ? Geisha nuk bën ndonjë betim zyrtar për të mbajtur heshtje fanatike, por ekzistenca e saj, është e përcaktuar nga rregulli, tepër unik japonez, se ajo çfarë ndodh në mëngjes në zyrë dhe ato çfarë ndodhin në mbrëmje prapa dyerve të mbyllura, skanë asnjë lidhje me njëra tjetrën, dhe gjithmonë duhet të mbeten të ndara dhe të veçuara. Geishat nuk tregojnë për jetën e tyre. Ndoshta kjo ndodh se këto flutura nate, e vlerësojnë shumë besnikërinë ndaj njerëzve që i rrethojnë. Në rast se një geishë e thyen këtë besim, e vë veten në një pozitë shumë të padëshirueshme. Rrethanat në të cilat Sajuri tregon historinë e saj, janë të jashtëzakonshme, pasi askush në Japoni nuk ushtronte më kontroll mbi të. Lidhjet me vendlindjen tashmë ishin dobësuar mjaft dhe kjo tregon të paktën pjesërisht, se ajo nuk ishte e shtrënguar të heshte, por sërish nuk mund ta kuptojmë pse ajo vendosi të fliste. Xhejkob nuk e pyeti asnjëherë drejtëpërdrejt. Ai kishte frikë se mos ajo ndërronte mëndje, teksa zbulonte intimitetet e saj. Madje dhe kur dorëshkrimi ishte i përfunduar, ai ishte në të njëjtën dilemë. I vetmi kusht, që ajo i vuri ishte që dorëshkrimi të botohej pas vdekjes së saj dhe të disa burrave që kishin pasur një rol të rëndësishëm në jetën e saj.