Sali Berisha: De facto SPAK nuk ekziston më, protestat rruga e vetme

Sali Berisha nga selia e kësaj partie, tha se nuk ka pasur kurrë dyshime në lidhje me pavarësinë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas tij, SPAK është në kontroll të plotë të kryeministrit Edi Rama. I pyetur nga gazetarët nëse SPAK do të ketë fuqinë të hetojë pasi Kuvendi mori vendim për të mos lejuar arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha pranoi se ka njerëz që bëjnë ligjin, besnik të ligjit. Ndaj dhe duhet pranuar se de fakto, SPAK nuk ekziston më. Misioni i tij është hetimi dhe ndjekja penale e personave me imunitet dhe krimit të organizuar”, u shpreh Berisha.

”Kjo është situata, mbeten vetëm shqiptarët të thonë fjalën e tyre, të marrin në dorë fatin e tyre, protestat”, shtoi ai. Sipas Berishës, protesta e radhës do të jetë shumë shpejt dhe shumë e fuqishme, ndërsa e cilësoi rrugën e vetme për të nxjerrë vendin nga situata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?