Sali Berisha, kandidat i vetëm për kryetar të Partisë Demokratike

Sali Berisha do të jetë kandidat i vetëm për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 30 majit. Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara për kryesimin e Partisë Demokratike. Raportohet se Sela dhe Mulaj nuk kanë përmbushur kriteret.

Një ditë më parë, për garën aplikoi edhe ish-deputeti i PD, Ervin Salianji dhe aktivistja Evi Kokalari, por kandidaturat e tyre nuk janë pranuar nga komisioni, me arsyetimin se nuk janë bërë nga anëtarë të PD.

Mbrëmë Salianji reagoi duke thënë se kjo është provë që PD po trajtohet si pronë personale. ”Ky nuk është refuzim ndaj meje, por është refuzim ndaj çdo demokrati që beson se kjo parti duhet të jetë e hapur, konkurruese dhe fituese. Praktikisht eshte uzurpim i funksioneve”,-shkruan Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?