Sali Berisha paraqitet në SPAK
Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në kuadër të masës së sigurisë për dosjen “Partizani”.
Ashtu siç ka ndodhur në çdo paraqitje të ish-kryeministrit në Prokurorinë e Posaçme, Berisha është pritur nga mbështetës përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
Pasi doli nga dyert e SPAK, ai foli për mediat teksa u ndal te arrestimi i Maduros, duke e lidhur me pushtetin e Edi Ramës.
“Nëse flet për votë, Edi Rama zhvillon farsë elektorale njësoj si Maduro. Një nga shkaqet që Maduro u arrestua ishte fakti që ai nuk zhvillon zgjedhje. Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje. Zhvillon farsë elektorale. Nëse KE-ja, institucioni i themeluar mbi parimin e zgjedhjeve të lira, thotë që Shqipëria zhvilloi farsë elektorale. Nuk kam deklaruar që forcat Delta do të arrestojnë Edi Ramën. Siç u përmbysën diktaturat në Bangladesh, në Nepal, në Sri Lanka, do përmbyset edhe këtu. Një diktator më pak është lehtësim për ne”, tha ndër të tjera Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

