Sali Berisha poston videon nga protesta: Beteja jonë është për çdo qytetar shqiptar
Kryetari i PD-së, Sali Berisha teksa ka shpërndarë një video përmbledhëse nga protesta mbrëmjen e së premtes, thotë se beteja politike e opozitës lidhet drejtpërdrejt me interesat dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë.
“Beteja jonë është betejë për çdo qytetar shqiptar. Beteja jonë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari. Beteja jonë është betejë për të ardhmen e Shqipërisë”, deklaroi Berisha para mbështetësve të tij.
Ai u shpreh se opozita do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e të drejtave qytetare, forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në vend.
KOHA JONË SONDAZH

