Sali Berisha: Sondazhet e brendshme të PS-së e zbresin partinë në 29%

Sali Berisha thotë se sipas sondazheve të brendshme të Partisë Socialiste, mbështetja për PS-në ka pësuar një rënie të fortë, duke zbritur në 29%. ”Partia e krimit është rrokullisur në 29%, ndërsa vetë Edi Rama qëndron nën shifrat e partisë”, shkruan Berisha, duke e paraqitur situatën si një shenjë të dobësimit të mazhorancës.

Berisha e shoqëron deklaratën me një sulm të ashpër politik ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si “narkoshtet” dhe duke parashikuar një përshkallëzim të klimës politike gjatë vjeshtës.

”Sondazhet e brendshme të vetë PS-së tregojnë rënie katastrofale: partia e krimit është rrokullisur në 29%, ndërsa vetë Edi Rama qëndron nën shifrat e partisë. Narkoshteti po shkërmoqet dhe vjeshta do të jetë ajo e temperaturave më të larta politike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3410 (72.1%)
Jo 1319 (27.9%)

Vota totale: 4729