Salianji: Kam bërë burg për PD, takimi në Durrës është një zgjim

Ervin Salianji ka folur për mediat pasi përfundoi takimi i thirrur prej tij këtë mbrëmje në qytetin e Durrësit. Ai tha se procesi i ripërtëritjes së PD-së duhet përshpejtuar, gjë që sipas tij, e tregoi edhe pjesëmarrja qytetare në takimin e zhvilluar në Durrës. Po ashtu Salianji rikujtoi se ai ka bërë burg për PD-së dhe se do të jetë gjithmonë në krah të çdo demokrati e qytetari.

”Ajo që unë kam thënë se duhet përshpejtuar procesi i ripërtëritjes së PD-së, besoj se u tregua në një sallë që ishte e tejmbushur dhe që kishte njerëz pafundësisht jashtë. Ky është një zgjim për PD-në.

Shumë prej figurave të rëndësishme nuk janë kontaktuar në 7 muajt e fundit dhe unë falenderoj çdo demokrat që ishte këtu, gjithë strukturën e lartë të PD-së të zgjedhur me votë për degën Durrës që ishte këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

U kërkua nga miq që të bënim takimin këtu dhe ne ishim të pranishëm. Unë jam përherë në krah të qytetarëve dhe demokratëve. Unë kam bërë burg për PD-në. Shumë prej nesh këtu kanë sakrifikuar vendet e punës dhe financat, si dhe kanë mbajtur mbi supe represionin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?