Salianji kërkoi protesta, Berisha: Do të nisin shumë shpejt. Me Ramën nuk ka zgjedhje të ndershme

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se shumë shpejt opozita do të organizojë protesta, por nuk bëri të ditur një datë fikse. Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha tha për gazetarët se është dakord me propozimin që dha Ervin Salianji, por nuk ka ende një datë kur do të nisin këto protesta.

Edhe para 11 majit të njëjtën retorikë kishit z.Berisha?

Berisha: Shumë më ndryshe. Më ndryshe, sepse siç e sheh ti, janë nja pesë rezoluta ndërkombëtare, të bazuara në dokumentacionet e paraqitura nga Partia Demokratike, që damkosin Ramën si kryetar të një narkoshteti, si njeri që zhvillon farsë elektorale, si një njeri që përdor institucionet për të shtypur pluralizmin. Pra, hapa tjerë shumë të rëndësishëm janë bërë në institucionett ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë kanë prodhuar, z.Berisha?

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha: Këto nuk kanë efekt të menjëhershëm, por do të kenë efektin e tyre. Ne nuk presim, ne jemi të vendosur për bashkëpunim ndërkombëtar, por jemi të bindur se shqiptarët, dhe vetëm qytetarët shqiptarë, do mund t’ua rikthejnë votën e lirë qytetarëve shqiptarë.

A e vendosët se kur do të nisë analiza e brendshme?

Berisha: Partia Demokratike është parti e fjalës, e debatit të lirë, e mendimit të lirë.

Kështu që, do të jetë një analizë në të cilën absolutisht janë të ftuar, gjithë anëtarët, të gjithë mbështetësit, të japin mendimet e tyre. Nuk ka një datë fikse, sepse janë disa probleme në vazhdim e sipër. Por, askush të mos mendojë se partia nk do t’i nënshtrohet një analize në interesin më të mirë të shqiptarëve.

A e kundërshtoi kush propozimin tuaj në mbledhjen e kryesisë për të hyrë në parlament?

Berisha: Jo, nuk pati. Pati sugjerime për format, por në dijeninë time, jo. Askush nuk e kundërshtoi idenë e hyrjes në parlament.

Sa i takon sugjerimeve, z.Salianji propozoi që të shoqërohet me revolta, madje me protesta.

Berisha: Absolutisht, një propozim shumë i drejtë. Shumë i drejtë, dhe jam 100% dakord me Ervin Salianjin.

Kur do të nisin protestat z.Berisha?

Berisha: Në kohën më të shpejtë të duhur, dhe unë i garantoj mbështetësit tanë dhe mirëkuptoj gjendjen e tyre, por janë përpara një misioni të ri dhe të madh, misionit të shpëtimit të Shqipërisë nga diktatura autoritare, e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Drejtuesi i partisë do të jetë njëlloj, Sekretari i Pëgjthshëm, kreu i Grupit Parlamentar, dhe pjesa tjetër?

Berisha: Partia Demokratike ka të gjitha fuqitë për të marrë çdo vendim që e quan të drejtë dhe të arsyeshëm.

Do të ketë zgjedhje?

Berisha: Se çfarë do të ketë partia, ka një statut dhe do të jetë në përputhje me statutin e saj. Por, analiza do bëhet, kjo është e sigurtë.

Bashkë me analizën e këtyre zgjedhjeve, do të kei dhe analizën e vitit 2023, zgjedhjet lokale?

Berisha: Jo, në një mënyrë ajo… ke të drejtë që nuk është bërë, por ajo kishte një arsye tjetër, sepse kryetari i partisë u vendos nën arrest 333 ditë, dhe një seri procesesh u bënë të pamundura. Por, u pregatit libri i zi që i damksoi zgjedhjet. Dhe, mbi bazën e atij libri të zi, mbi bazën e atyre fakteve u votuan 4 rezoluta ndërkombëtare, se e 5-ta është pas zgjedhjeve, në të cilat Edi Rama u cilësua si narodiktator që zhvillon farsa elektorale, mbi bazën e atij libri të zi. Pra, nuk u bë brenda partisë, por bëri një punë, e cila i shërbeu, them unë.

Z.Berisha, edhe pas zgjedhjeve të 2023, të cilat ju i keni cilësuar masakër elektorale, keni hyrë, në votëbesim. Ndërkohë, pas zgjedhjeve të 2025, nuk e pranoni. Pse ky standard?

Berisha: Kush të tha se pranon? Sali Berisha? Absolutisht, sa herë tëë duan anëtarët. Absolutisht, e pranoj, si nuk e pranoj. Do të ishte marrëzi të pranoj se unë nuk pranoj votëbesimin. Statuti flet për zgjedhje, jo për farsë. Ishte votëbesim, se ishte farsë. Prit një minutë, ju dallojeni. Farsa është farsë, votimi është votim. Në qoftë se, ti fajëson viktimën për kriminelin, pastaj, ky është moral problematik. Nuk do mnd të ndodhë kurrë që kjo parti të bëjë përgjegjës viktimën për kriminelin. Dhe këtu, krimineli i zgjedhjeve është Edi Rama, dhe numri 2, Altin Troplini. Por kjo, absolutisht nuk përjashton kurrë procedurën dhe të drejtën e anëtarësisë së partisë për t’u shprehur lirisht për të gjithe drejtuesit që duhen, përfshirë drejtuesin e PD në kohën e duhur. Mirupafshim!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?