Salianji kërkon karrigen e Berishës? Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar

Ilir Alimehmeti thotë se lëvizja e organizuar nga Ervin Salianji, pjesë e të cilës është edhe vetë ai, nuk është një lëvizje anti-kryetar. Për të qëllimi i kësaj lëvizje është të kërkojë organizim të PD-së.

”Duhet të kuptojmë diçka të rëndësishme. Këtu ne nuk jemi duke folur për një diskutim politik, për një lidership politik apo për mendime politike të ndryshme. Pra nuk është një lëvizje e këtij tipi. Është një lëvizje që kërkon organizim.

Pra ne po çojmë nevojën, pra kemi nevojë të riorganizohemi, kemi nevojë të ripërfaqësohemi. Sepse kështu siç jemi nuk po bëjmë dot maksimumin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atëherë në këtë aspekt ne kemi nevojë për një organizim më të mirë. Sepse po dukej sikur ishte përgjumur situata dhe nuk shkon kjo. Është mandati i katërt që po qeveris Rama dhe nuk na lejohet kjo. Se nuk është as lëvizje anti-kryetar, sepse kanë dashur ta spostojnë vëmendjen këtu”, tha mes të tjerash Alimehmeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?