Salianji me demokratë të Elbasanit: 4 orë gjyq për mua në Kryesinë e PD. Më 22 dhjetor në protestë

”Mbledhja e fundit e Kryesisë së PD-së ishte 4 orë gjyq për mua dhe për ju, dhe 15 minuta gjyq për Ramën e Ballukun”,-tha Ervin Salianji në takimin e tretë të “Foltores” të zhvilluar në Elbasan.

Ai tha se mbledhjet e organeve të larta të selisë blu janë kthyer në seanca gjyqësore për demokratët që mendojnë ndryshe nga kupola, dhe jo në arenë propozimesh e idesh për organizimin e aksioneve opozitare me qëllim largimin nga pushtetit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Po ashtu u bëri thirrje për pjesëmarrje masive dhe të furishme në protestën që Sali Berisha ka organizuar më 22 dhjetor para kryeministrisë.

“Në datën 22 dhjetor, e gjithë energjia e kësaj salle dhe e sallave në çdo cep të Shqipërisë duhet të përplaset para mureve të Kryeministrisë”,– tha Salianji. Ai zhvilloi sot në Elbasan takimin e tretë të Foltores, të nisur fillimisht në Durrës e të vijuar në Gjirokastër. Edhe ky takim i Salianjit me demokratë të zhgënjyer, mblodhi në Teatrin “Skampa” shumë anëtarë të Partisë Demokratike, së Degës Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?