Salianji me demokratët në Gjirokastër: Ndryshimin real mund ta sjellë veç PD
Në këtë 35 vjetor të krijimit të PD, Ervin Salianji ka vijuar takimet me strukturat në qytetin e Gjirokastrës. Për tëshqiptarët kërkojnë ndryshim real që vetëm PD mund ta bëjë.
”Edi Ramën ne duhet ta mundim dhe mund ta mundim. Por nuk mund të rrimë edhe 7 muaj pas zgjedhjeve për të ngrohur karriget tona dhe të mos flasim për disa probleme. Problemi i brendshëm është i pakapërcyer.
Në këtë periudhë nuk ka ndryshuar gjë. Për vite të tëra kemi qenë parti që reagon, por parti që kujton të shkuarën duket shpeshherë. Vendi ka nevojë për energji të reja dhe njerëz që kanë marrë votëbesimin e qytetarëve.
Është e vështirë që një parti politike të fitojë pa pasur të vërtetën dhe moralin me vete dhe kjo është e vërteta jonë. Edi Rama këtë nuk mund ta mundë dot. Është e vështirë që një parti politike të fitojë nëse nuk ndryshon gjuhën politike të drejtimit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim real që vetëm PD mund ta sjellë”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

