Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 2013

Ervin Salianji thotë se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013. Ai e lidh me në mënyrën e funksionimit, që ka mungesë në përzgjedhjen e lidershipit dhe që nuk ka gjuhë politike. Sipas tij jemi në vitin 2026, por shumica e figurave që garojnë dhe drejtojnë PD-në janë të njëjtët emra që kanë qenë aktivë edhe në vitin 2013.

I ftuar në ”A2cnn”, Salianji pranoi se edhe ai vetë mban përgjegjësi për faktin që nuk u kërkua largimi i Lulzim Bashës menjëherë pas humbjes, duke e cilësuar këtë si “katastrofë politike” që i hapi rrugë mandatit të tretë dhe më pas të katërt të Edi Ramës.

Ai theksoi se Partia Demokratike sot vuan nga paqartësia strategjike, mungesa e shpresës dhe një opozitë formale, pa protesta reale dhe pa mobilizim qytetar. Për të PD po sillet sikur humbjet elektorale nuk kanë ndodhur, ndërsa retorika për “zgjedhje të vjedhura” është konsumuar pa asnjë veprim konkret.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?