Salianji: Rama sa herë ndodhet në zgrip merr “oksigjen” nga Berisha. Pakt i heshtur mbijetese

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar pasi opozita bashkoi votat me mazhorancën në Kuvend për miratimin konsensual të rregullores së re të Parlamentit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se në vend që opozita të përballej politikisht me pushtetin, po krijohet një “marrëveshje e heshtur mbijetese”, ku sipas tij Edi Rama mban pushtetin, ndërsa Sali Berisha garanton kontrollin mbi partinë.

Reagimi i plotë i Salianjit
Në vend që opozita të ishte alternativa morale dhe politike përballë pushtetit, po shohim një marrëveshje të heshtur mbijetese: Rama mban pushtetin, Berisha mban partinë. Dhe në fund humbësi i vetëm mbeten qytetarët shqiptarë, të cilëve po u merret e drejta për të zgjedhur mes alternativash të vërteta.
Berisha voton për Ramën, Rama garanton pa garë Berishën nesër dhe qytetarëve u hiqet çdo mundësi reale zgjedhjeje.
Kur opozita bashkon votat me qeverinë pikërisht në ditët më të vështira të saj, nuk kemi më përballje politike, por mbijetesë të ndërsjellë.
Të bashkosh votat me Ramën dy javë rresht, në momentin kur qeveria është nën presion për korrupsionin, zgjedhjet, standardet demokratike dhe integrimin europian, është mëkat ndaj shoqërisë dhe tradhti ndaj demokratëve që kanë sakrifikuar për të rrëzuar këtë regjim.
Kur narrativa është se Shqipëria jeton në regjim dhe se integrimi europian duhet të bazohet mbi meritë, atëherë pyetja është e thjeshtë:
çfarë merite ka Edi Rama që sa herë ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?