Salianji takim të madh me demokratët: Berisha është autokrati i opozitës! Qëllim kemi rikthimin e PD në pushtet
Nesër PD do të mbledhë Kuvendin Kombëtar, por ish-deputeti Ervin Salianji e ka sfiduar kryedemokratin Sali Berisha me një takim me demokratët pranë Sheshit Nënë Tereza në Tiranë. Me qindra demokratë iu bashkuan tubimit të organizuar nga Salianji, i cili nisi me himnin Kombëtar dhe morën fjalën disa nga dhjetëra të pranishëm, një pjesë e të cilëve figura të rëndësishme në PD. Salianji tha se qëllimi i lëvizjes së nisur prej tij është fuqizimi i PD-së dhe kthimi i saj në një forcë fituese.
”Të gjithë ne nuk kemi asnjë privilegj nga PD, por kemi zemër, kemi dinjitet. Ju falënderoj të gjithëve që na u bashkuat në këtë takim. Kjo lëvizje nuk është asgjë tjetër veçse ta kthejë PD-në dhe opozitën në krye të qeverisjes dhe të mbyllim një orë e më parë ciklin e Edi Ramës. Ne s’kemi pasur qëllim të ndajmë, por të hapin një debat.
Ne mund të rritemi vetëm duke shkuar përtej vetes, duke ndërtuar norma. Në vetëm një dekadë, numri i nxënësve që nisin shkollën thuajse është përgjysmuar. Qytetet boshatisen. Sot fatkeqësisht mosha mesatare e popullsisë në Shqipëri po plaket me ritme të shpejta. Rama është autokrati i Shqipërisë, Berisha autokrati i opozitës”, tha mes të tjerash Salianji.
KOHA JONË SONDAZH

