Samiti i Brdo-Brijunit. Begaj mirëpret liderët e Ballkanit Perëndimor, të pranishëm Osmani dhe Vuçiç

Është mbajtur në Durrës dita e dytë e Samitit të Brdo-Brijunit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka mirëpritur liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në fokus të këtij takimi lidhen me çështjet që prekin rajonin, si dhe proceset integruese të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temat e diskutimeve lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, planin e rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky samit pritet të dalë me konkluzionet përkatëse, të cilat konsiderohen si shtysë për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse dhe progresit të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?