Samiti në Danimarkë, Spiropali: Vendi ynë ndan vizionin për një kontinent të fortë, të bashkuar dhe të sigurtë

Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë një album me foto nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Danimarkë. Në mesazhin e saj, Spiropali thekson se Shqipëria ndan vizionin për kontinent të fortë, të bashkuar dhe të sigurtë. ”Sot në Kopenhagë në Samitin e VII-të të Komunitetit Politik Europian për sigurinë, qëndrueshmërinë dhe forcimin e bashkëpunimit politik në adresimin e sfidave të përbashkëta. Shqipëria tregoi sërish vlerat e saj si kontributore aktive për paqen, stabilitetin dhe integrimin europian. Vendi ynë ndan vizionin për një kontinent më të fortë, më të bashkuar dhe më të sigurt’‘,-shkruan Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?