FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sazan Guri bën thirrje për radikalizim: Rrethimi i tretë do jetë fizik për parlamentin dhe qeverinë

Ambientalisti Sazan Guri ka lëshuar mesazhe të forta nga protesta përballë Kryeministrisë, duke bërë thirrje për një radikalizim demokratik të protestës dhe duke kërkuar bllokimin fizik të institucioneve kryesore të vendit për të ndalur vendimet e qeverisë.

“Ky vend që ka mbërritur në këtë ditë, ku përballë nesh ndodhet vetëm një anije, do iki ose ky që as në emër nuk e meriton t’i thërrasësh ose ne! Ne qytetarë shqiptarë që nuk duam të shqetësohemi se në dukje jemi në shesh 2, 3, 5 apo 10% e popullit,” deklaroi Guri, duke e vënë theksin te rëndësia e vendosmërisë dhe jo te shifrat e pjesëmarrjes. Ai kërkoi një angazhim total nga çdo pjesëmarrës, duke përdorur një metaforë të fortë historike: “Nuk ka qeveri që nuk rrëzohet por ka qytetarë që tërhiqen. Nuk ka kauza që nuk fitohen por ka qytetarë që lenë kauzën përgjysmë. Çdo njeri t’i japë fjalën vetes kur vjen në këtë shesh, tamam si gjeneralët që dogjën anijet. Të puthim fëmijët dhe gratë dhe në këtë luftë të gjatë rezistence do t’i mundim ata avash avash, me moral’‘,-tha Guri.

Po ashtu propozoi bllokimin e plotë të zyrtarëve të lartë. ”Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht. Rrethimi i tretë për mua është rrethimi fizik! Të rrethohet parlamenti dhe kryeministri që ata të mos marrin vendime për kauzat tona”,-përfundoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?