Schieder: Në Kuvend ka bashkëpunim dhe hapësirë për dialog mes mazhorancës dhe opozitës

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka vlerësuar sot gjatë një konference për shtyp klimën e bashkëpunimit brenda Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar përgjegjësinë e përbashkët të aktorëve politikë në procesin vendimmarrës.

Sipas Schieder, përfaqësuesit në Kuvend e kanë siguruar se janë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë që mbartin dhe për vendimet që duhet të marrin, në funksion të interesit publik dhe të proceseve integruese.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi në Kuvend për disa çështje po ecën pozitivisht, duke vlerësuar dialogun institucional mes grupeve parlamentare. Në këtë kuadër, Schieder theksoi se ekziston hapësirë për opozitën për të diskutuar me deputetët e mazhorancës mjaft çështjet kyçe dhe për të kontribuar në ushtrimin e përgjegjësive parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratat e raportuesit për Shqipërinë vijnë në kuadër të vlerësimeve të vazhdueshme të Parlamentit Europian mbi zhvillimet politike dhe institucionale në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?