Së shpejti aplikacioni që ju çliron nga varësia ndaj teknologjisë
Lajme E Mërkurë, 26 Maj 2021 09:44
Edhe pse disa përdorues sidomos të rinjtë, zakonin e përdorimit të telefonit e kanë shndërruar në sëmundje tashmë, që rrezikon të marrë formë ekstreme nomofobi sic quhet ndryshe. Por rrini të qetë, tani për të gjithë ne vjen OTOMOS, aplikacioni që na shkëput nga teknologjia. Në Japoni do të jetë në treg në muajin Gusht, dhe është i menduar kryesisht për prindërit që duan të luftojnë varësinë e fëmijëve nga ekranet smart.
OTOMOS sipas TechSot, është një lloj Timer që fikson telefonin e fëmijëve, në formën e lojës. Përmes aplikacionit mund të imponosh kohën e përdorimit të telefonit fëmijës, i cili edhe caktivizohet.