Sean Penn, për Intervistën me El Chapo: Ishte një gabim i madh
Ai u vu në qendër të vëmendjes së mediave të në të gjithë botën pas publikimit të një interviste ekskluzive dhe klandestine që kishte zhvilluar me baronin meksikan të drogës Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, në kohë që ky i fundit ishte në arrati dhe konsiderohej njeri më i kërkuar në botë.
Por aktori i Hollivudit më në fund ka thyer heshtjen lidhur me takimin e tij të jashtëzakonshëm duke shprehur një pendim të madh lidhur me publikimin e intervistës së tij në media.
Duke folur në një emision ‘live’ në CBS, Penn tha se intervista e tij u keqkuptua dhe keqinterpretua, duke e humbur në fakt rolin që duhet të kishte, kontributi në luftën kundër drogës.
“Jam shumë i penduar. Jam i penduar për faktin se i gjithë diskutimi rreth artikullit injoronte qëllimin e tij, që ishte kontributi në diskutimin në luftën kundër drogës. Artikulli im ka dështuar”, – është shprehur Penn, duke mohuar faktin se takimi i tij me El Chapo kishte ndonjë lidhje me arrestimin e trafikantit, 6 muaj pas arratisë së tij të dytë nga një burg i sigurisë së lartë.