Sejko: Marrëveshja mes Greqisë dhe Europës, ul rrezikun e efekteve negative në Shqipëri

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se marrëveshja e arritur mes Greqisë dhe Europës, ul rrezikun e efekteve negative të krizës greke në Shqipëri.

Në një intervistë për TV Klan, Sejko theksoi se ne i përmbahemi të njëjtave vlerësime lidhur me gjendjen e stabilitetit financiar në Shqipëri.

"Stabilitetit financiar në vend mbetet i shëndoshë dhe në një gjendje të mirë kapitalizuar dhe me një tepricë likuditeti të bankave të nivelit të dytë, pavarësisht nga situata në Greqi. Sfida jonë tha Guvernatori Sejko, kosiston në drejtim të rritjes së kredititmit në ekonomi”, theksoi Guvernatori.

“Une të thoja që situata në Greqi ka ndikuar psikologjikisht, por jo ekonomikisht dhe financiarisht mbi bankat e nivelit të dytë. Ne monitorojmë situatën çdo ditë, e kemi monitoruar dhe vazhdojmë ta monitorojmë dhe kemi vënë re një situatë tërësisht normale, në sistemin tonë bankar, pavarësisht nga situata në Greqi.

Kjo marrëveshje do t’i japë një frymëmarrje padiskutim bankave dhe sistemit bankar dhe financiar në Greqi, por dhe të gjithë shtetit, popullsisë, politikës dhe të gjithë situatës ekonomiko – financiare dhe shoqërore në Greqi, pavarësisht masave shtrënguese të vendosura.

E rendësisshme është që marrëveshja mes Greqisë dhe kreditorëve u arrit. Kjo do të ketë padyshim zhvillillime pozitive në krahasim me skenarin e “Greek Exit”, deklaroi Guvernatori Sejko.

Guvernatori u shpreh se, nuk parashikohet që të ketë një kthim të konsiderueshëm të emigrantëve, pas arritjes së marrëveshjes, apo një rënie të konsiderueshme të remitancave.

“Ne kemi marrë të gjitha masat që të jemi të përgatitur kundrejt rrënies së remitancave dhe lidhur me emigrantët, sikurse thashë, nuk parashikohet një kthim i konsiderueshëm pas marrëveshjes”.

Duke u ndalur ne treguesit ekonomik te vendit Sejko tha se kredia në ekonomi ka pasur një rritje gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti.

"Ne kemi premtuar që në fillim të vitit që do të rrisim tansparencën dhe do të rishikojmë të gjitha kushtet dhe kriteret në drejtim të mbrojtjes të interesave të konsumatorit. Rregullorja e re që ne kemi miratuar në drejtim të uljes së të disa komisioneve dhe interesave ka patur pikërisht si synim këtë qëllim.

Normalisht ne kemi ulur komisionin e mbylljes se parakohëshme për kreditë konsumatore dhe ato hipotekore. Kjo është bërë në mënyrë që konsumatorët, pra kredimarrësit shqiptarë, të fitojnë nga normat e interesit dhe komisionesh. Nga niveli 2 përqind ne e kemi ulur në 1 përqind dhe në harkun e një viti në nivelin e 0.5 përqind”, tha Guvernatori Sejko.

SHKARKO APP