Sejko: Rritja e kredisë në lekë ende e zbehtë
Ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet dhe aktualisht ruan nivelin e 3.5 %. Ky rezultat ka dalë nga kalkulimi i të dhënave nga Banka e Shqipërisë të bëra me dije nga guvernatori Gent Sejko. Pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, banka vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit ndërsa kërkon shpërndarje më të njëtrajtshme të shpenzimeve.
Gent Sejko: “Paralelisht me to, rritja e ekonomike e tremujorit të katërt përfitoi nga një aktivitet i shtuar turistik dhe nga rikuperimi i ritmeve rritëse të eksporteve të mallrave. Të dhënat indirekte të disponuara sugjerojnë se këto tendenca kanë vazhduar edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2017. Banka e Shqipërisë vazhdon të tërheqë vemendjen mbi nevojën e një shpërndarje më të njëtrajtshme të shpenzimeve dhe gjithashtu të defiçitit buxhetor përgjatë gjithë periudhës së vitit.”
Sipas guvernatorit dy janë bankat të cilat po kreditojnë bizneset jashtë vendit, duke i vlerësuar të shëndetshme këto invesitme nga bizneset. Madje, Kosova është vendi ku po shkojnë depozitat e shqiptarëve.
Gent Sejko: “Kreditimi për jo resident, ka lidhje me dy banka komerciale. Ka qenë kryesisht në Kosovë. Rënia e kërkesës për kredi nga ana e bizneseve nuk është faktori i drejtpërdrejtë që ka stimuluar dhe çuar bankat drejt kreditimit jo resident. Sigurisht nëse ka një kërkesë të shëndetshme nga jo residentët bankat e kanë parë si një mundësi investimi.”
Këshilli i Mbikqyrjes Financiare vlerëson se rritja e kredisë në monedhën vendase mbetet e zbehtë, megjithëse ka trend rritës në 10.3% dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me 4%. Inflacioni po ashtu është rritur, i ndikuar nga rritja e çmimit të naftës dhe ushqimeve.