Sekretet e një familje të shëndetshme!

 

Jeta familjare

Krijimi i  një familje kërkon përgjegjësi, sepse duhet të mendosh se ku do jetosh, si do vazhdoj jeta tashmë familjare, problemet kur të bëheni prindër dhe shumë të tjera. Rrëmujë në dysheme, rroba të pa lara, letra higjienike të hedhura vend e pa vend, mund të bëhen burime të stresit. Kur në jetë do të vijnë fëmijët angazhimet do të jenë më të mëdha. Do tju duket sikur nuk po dini si të veproni për të pasur një jetë familjare të qetë dhe me harmoni, thjesht ndiqni pikat e më poshtme që  do t'iu ndihmojë për të ndërtuar një të jetesë familjare të fortë e të shëndetshme.

Konsumoni çdo vakt ushqimi me familjen!

Ne e dimë se të për tu mbledhur në çdo vakt ushqimi në familje është e vështirë sepse angazhimet nuk jua mundësojnë këtë. Fëmijët mund të jenë në shkollë dhe kur vinë pas shkolle mund të jetë të uritur por që prindërit mund të jenë në punë dhe orari i tyre nuk i mundëson ardhjen në drekë në shtëpi. Për ata që kanë mundësinë nuk do të thotë që ulja në tryezë do jetë diçka serioze, apo të trajtohet si çështje  formale. Thjesht silluni ashtu siç po ndiheni, të lirshëm. Mos harroni që çdo mëngjes që zgjoheni herët që të përgatisni mëngjesin e përbashkët familjar.

Qëndroni në shtëpi, qëndroni së bashku!

Vendosni në derën kryesore një shënim që sa herë të dilni nga shtëpia të shkruajë” Mos harxho kohë jashtë, por sa më shpejt në familje”, këtë shënim duhet ta vendosni më shumë kur janë pushimet verore në mënyrë që të qëndroni me familjen shumë kohë. Duke qëndruar në shtëpi çdo natë mund të lexoni  libra apo të shikoni filma në mënyrë  që mbrëmjet familjare të jenë më  kuptimplote. "Leximi me zë të lartë, në veçanti, është një mënyrë e madhe për të stimuluar biseda familjare", thotë Borba një Psikologe Angleze.

Në familje nuk ka sekrete!

Kur është fjala është gjendje ekonomike, prindërit mund ti mbajnë të fshehta disa gjëra, por që nuk është e këshillueshme sepse mund të lindin konflikte sepse fëmijët ose pjesëtarë të tjerë të familjes mund ta kenë çuar gjendjen financiare familjare në ulje. Në familje duhet që të gjithë të tregojmë për shpenzimet që bëjnë, në mënyrë edhe gjendja ekonomike të bëhet e njohur dhe të mos ketë vend ku të lindin zënka, ose debate.

Të jeni i sinqertë me fëmijët tuaj!

Tregoni atyre çdo gjë që duhet të dini për nevojat e veçanta të gjyshërve të tyre dhe se si ata mund të kontribuojnë në familje. "Një përparësi për situatën duke i mësuar atyre vlerat dhe se si të kujdesen dhe të jenë të respektueshëm nga të moshuarit", thotë Schempp. Duke bërë punët dhe kaluar kohë me gjyshen apo gjyshin do të ndihmojë fëmijët të mësojnë përgjegjësinë.

Përktheu: Redjon Shtylla 

SHKARKO APP