Seksi? Gjithnjë në maksimum, edhe pas kthimit nga pushimet
Strategjitë e nxehta për të mbajtur mes mureve të shtëpisë pasionin edhe kur je larg saj
Keni qenë me pushime, në vende të reja dhe të lodhshme dhe duke pasur një mijë përvoja të ndryshme. Si t’ia bëjmë tani që jemi kthyer në përditshmëri, për të mbajtur fantazinë dhe pasionin e ditëve larg shtëpisë? Ja disa strategji për t’u vënë në zbatim, për të ruajtur ndjesinë e verës.
Objektivi i joshjes – Me pushime ke shumë kohë në dispozicion dhe është e lehtë t’i kushtosh vëmendje ose lojëra të pazakonta. Mos e humbni këtë sjellje të mirë, merrni hapësirën e nevojshme për të flirtuar me partnerin tuaj: kthimi në rutinë do të vijë me ngjyra të nxehta.
Momenti për ju – Të kthehesh në shtëpi nuk do të thotë të kthehesh në furi dhe në stres. Kjo varet sidomos nga ju: konservojeni një natë për të parë një shfaqje në kinema, një aperitiv në cift, ose një film në televizor duke e shikuar të përqafuar në divan: gjëja e rëndësishme është të jesh e qetë dhe në intimitet.
Efekti relaks – Atmosfera në shtëpi është shumë e rëndësishme. Ndaloni punën, fikni telefonin,ndizni disa qirinj aromatikë dhe merrni sfondin e duhur të muzikës. Shijoni cdo mbrëmje një kohë bashkëpunimi dhe intimiteti.
Pjepër në darkë – Shpikni një shkelje të vogël ose një moment të nxehtë, për shembull një darkë familjare. Një moment i lodhshëm dhe ia mbath me tension të lartë në një qoshe të fshehtë, shkel rregullat dhe i jep një dridhje adrenaline.
Lojërat ‘hot’ – Kabina e dushit bëhet një vend joshjeje, në të cilin mund të thithni njëri-tjetrin dhe të luani me ujë, me një grusht koketash. Ose mund të qeshni së bashku nën ledhatime, duke përdorur një maskë.
E keni provuar masazhin? – Mjafton disa pika vaj esencial aromatik me aromat e tua të preferuara, duke e fërkuar me duar për të dhënë (dhe t’i dhuroni) një masazh të ngadaltë dhe të këndshëm. Përveç efektit relaksues do të ketë fuqinë për të ndezur pasionin.
Ndërvepro – Dashuria është edhe bashkëpunim: e pyesni si shkoi dita, tregojini që jeni pranë tij dhe se je e gatshme ta kuptosh dhe ta përkrahësh. Dashuria fillon edhe me këtë: duke u ndjerë i konsideruar dhe i dëgjuar, do të rritet vullneti i tij për të qëndruar me ju dhe gjithashtu edhe dëshira e tij.
Shprehu – Gjej mënyrën për të shprehur pasionin tënd: ai do të jetë i përfshirë dhe i ngacmuar. I fusni një mesazh pikant në xhepin e xhaketës së tij, i dërgoni një sms të nxehtë ndërkohë që është në punë, ose bëni të ndihet zëri juaj në një moment intim.
Lëkurë mbi lëkurë – E thotë edhe shkenca: të pushoni nudo, lëkurë mbi lëkurë gjallëron dëshirën dhe intensifikon intimitetin. I ndaloni pizhamat dhe nëse keni ftohtë, shtoni një batanije dhe gëzoni nxehtësinë e trupit të partnerit tuaj.
Dhe nata… – Të flini së bashku është e rëndësishme për intimitetin dhe bashkëpunimin e ciftit. Shkëmbeni disa përqafime para se të bini në gjumë dhe mos harroni puthjen e natës së mirë: edhe pse është një zakon që po bie nga përdorimi, mbetet një ritual i butë që nuk duhet braktisur.