Seksi në makinë, gjithçka është një çështje pozicionesh
E bukur dhe romantike, por e lodhshme. Ja pozicionet më të mira për një përvojë që nuk do ta harroni kurrë
Nuk duhet harruar nga të gjithë, pa një shtëpi në dispozicion, alternativa është vetëm një: makina! Sot, edhe pse ndoshta shtëpia apo ambiente të tjera nuk mund të mungojnë, një shkallë e lartë erotizmi në makinë, përveç lirisë, ka edhe diçka trasgresive. Le të zbulojmë më mirë si t’i përdorim këto raste të veçanta.
Pa u përfshirë mes marshit dhe timonit, duke mbajtur mjetin në frena dorë, ju mund të gjeni shumë pozicione, mjafton pak largpamësi dhe shumë imagjinatë. Ndonjë këshillë. Ja pra…
Makinë e madhe – E kotë të fshihet, hapësira në një makinë kompakte është ajo që është. Nëse pikërisht duam të kemi një moment erotik të një shkalle të lartë, më mirë të shmangen makinat e vogla dhe të përdoren ato pak më të gjera. Sidomos pas një moshe të caktuar, ne mund të pësojmë ndonjë problem në shtyllën kurrizore në ditët në vijim. Një problem që mund të shfaqet është ai me nervin shiatik.
Numri i përkryer – Sido që të shkojë, tre janë pozicionet që mund të zgjedhim: “misionari”, ajo sipër dhe ju poshtë, por në mënyrë rigoroze dhe të ulur në sedijen e pasagjerit; “amazon”, ajo sipër dhe ai poshtë. Megjithatë, duke dashur të eksploroni hapësirën e kabinës së mjetit, duke u zhvendosur në sedijen e pasme, mund të provohet edhe pozicioni me “të 4 këmbët” bashkuar.
Për manual – Sipas legjendave indiane, seksi mund dhe duhet të jetë një art i vërtetë. Nëse pastaj aplikohet në makinë, Kamasutra është një domosdoshmëri, natyrisht me disa përkujdesje.
Veshjet – Nëse ndiejmë që mbrëmja mund të përfundojë në një mënyrë të caktuar, është më mirë të zgjidhni veshje të lehta, të shkurta dhe të përshtatshme, për t’u zhveshur dhe veshur menjëherë dhe pa vështirësi, pa qenë nevoja për të dalë nga makina. Por meqë joshja është pjesë e lojës, këshillohet një miks i duhur i veshjes intime që të heq “trurin” dhe pastaj seksi është i lehtë për t’u bërë…
Zgjidhni vendin – Nëse nuk doni të rrezikoni pranga për akte të turpshme në vende publike, më mirë të kërkohen vende të izoluara, por jo shumë ama. Mbyllja e dyerve të mjetit është minimumi i sigurisë në vendin që ndodheni, nuk duhet harruar. Nëse pastaj është sezon vere, vajtja në ndonjë fshat është një zgjidhje e shkëlqyer.
Hapi i parë – Nëse ju intrigon ideja për të bërë dashuri në makinë, por partneri juaj nuk ua ka propozuar akoma, atëherë bëjeni ju hapin e parë: do të befasohet dhe do ta pëlqejë gjithnjë.