Sektet satanike në Shqipëri, tre vdekje të mistershme brenda 1 viti

Kohët e fundit në vend kanë ndodhur ngjarje të çuditshme. Brenda një kohe 1-vjeçare, janë regjistruar tre raste vetëflijimi në rrethana të dyshimta. Rasti i parë që tronditi opinion ishte ai i familjes Josufi në Kombinat, kurse së fundmi ndërroi jetë në rrethana misterioze një 23-vjeçare Evgjeni Baxho.

Eksperti Ervin Karamuça, thotë se në shënjestër të këtyre grupeve janë njerëz të rinj, pa mbështetje dhe me probleme ekonomike. Po ashtu ai shtoi se sektet satanike kanë gjetur parajsën këtu, pasi në vend nuk ka një vëmendje të caktuar ndaj veprimtarisë së këtyre grupimeve.

Evgjeni Baxho u gjet e vdekur më 18 maj në banesën me qira pranë lagjes “Ali Demi”, ndërsa disa ditë më vonë u publikuan fotografi të shenjave të mistershme në trupin e saj, për të cilat policia s’ka asnjë shpjegim deri më tani.

Gazetarja Anila Hoxha ka folur për rastin e vdekjes së një 32-vjeçari në rrethana misterioze. Bëhet fjalë për një të ri, Gerti S, i cili ka humbur jetën në rrethana të dyshimta, dhe grupet e hetimit edhe sot nuk dinë të japin përgjigje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Hoxha thotë se ky është rasti i pari i vdekjeve të dyshimta që ajo ka hasur në kryeqytet, duke sjellë në vëmendje rastin e familjes Josufi në Kombinat dhe atë të 23-vjeçares Evgjeni Baxho.

Rasti i tretë, edhe më tepër i bujshëm është ai i familjes Josifi në Tiranë. Anisa dhe Zhaneta Josifi, nënë e bijë, u gjetën të vdekura në një banesë në lagjen “Kombinat”, ndërsa vajza tjetër, Blerta arriti të shpëtonte. Pas hetimeve u zbulua se familja kishte praktikuar një rit të çuditshëm fetar përmes të cilit ishin vetësakrifikuar nëna dhe vajza. Policia nuk ka zbuluar ende se cfarë e çoi familjen Josifi në këtë situatë.

SHKARKO APP