Sektori i energjisë, rregullat e reja se si do të funksionojë

Sektori i energjisë elektrike në vendin tonë tani e tutje do të funksionojë bazuar në rregulla të reja, duke synuar krijimin e një tregu funksional të tij. Kjo qëndron në thelb të një projektligji të posaçëm që qeveria i ka kaluar tashmë Kuvendit, i cili synon para së gjithash që të mundësojë një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të klientëve, duke marrë në konsideratë interesat e tyre, por në të njëjtën kohë edhe minimizimin e kostos së këtij shërbimi. Në detaje, ai përbën një ligj bazë, i cili rregullon marrëdhëniet ndërmjet operatorëve që veprojnë në këtë sektor, duke mundësuar në këtë mënyrë krijimin e një tregu konkurrues, integrimin e tij me tregun rajonal, si edhe përmirësimin akoma më shumë të sigurisë së furnizimit dhe rritjen e cilësisë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike të klientëve. Ja disa nga detajet e tij:

Siguria e Furnizimit

“Këshilli i Ministrave, ERE së bashku me Operatorin e Sistemit të Transmetimit duhet të marrin masa për ruajtjen e balancës midis kërkesës për energji dhe disponueshmërisë së kapacitetit prodhues”, citon projektligji në fjalë. Duke shtuar se Enti Rregullator i Energjisë, ngarkohet për marrjen e masave për nxitjen e krijimit të një tregu të brendshëm dhe hapjen efektive

të tregut për të gjithë klientët dhe furnizuesit. Gjithashtu, ERE merr të gjitha masat për heqjen e barrierave që pengojnë futjen e pjesëmarrësve të rinj dhe siguron përfitimin e klientëve prej funksionimit të efektshëm të tregut kombëtar.

Funksionimi i sistemit

Parashikohet detyrimi i përgjithshëm i operatorëve të shpërndarjes dhe transmetimit për sigurimin e lidhjes me sistemin mbi terma dhe kushte jodiskriminuese dhe në bazë të një pagese të lidhjes, të përcaktuar në bazë të një metodologjie të miratuar nga ERE-ja. Po ashtu, konfirmohet parimi i aksesit të lirë të rrjetit nga gjithë klientët dhe përdoruesit e sistemit, përveç kur me vendim të ERE-s kjo kufizohet përsa u përket  inter-konektorëve të rinj dhe linjave direkte. Ndryshe nga ligji i vitit 2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, parashikohet që Këshilli i Ministrave të miratojë dhe publikojë rregullat e kriteret teknike minimale të nevojshme për projektimin dhe operimin e lidhjeve me sistemin elektrik të njësive të prodhimit, sistemit të transmetimit, shpërndarjes, pajisjeve të klientëve të lidhur direkt, të interkonektorëve dhe të linjave direkte.

Licencimi i aktiviteteve

Licencimi i aktiviteteve respektive do të kryhet nga ERE-ja, në bazë të rregullave dhe praktikave standarde të miratuara dhe të publikuara nga ana e saj. Detyrimi i shërbimit publik mund të lidhet me sigurinë e Ndryshe nga ligji nr.9072, në nenin 48 përcaktohet që për sa i përket centraleve prodhuese të lidhura me sistemin e shpërndarjes me fuqi të instaluar deri në 1 MV, miratimi i tyre të jepet në bazë të procedurave të thjeshta dhe

transparente. “Prodhuesit e energjisë elektrike kanë të drejtën të shesin lirisht energjisë elektrike të prodhuar nga impiantet e tyre, por duke treguar kujdes në ruajtjen e balancës së sitemit dhe kanë detyrimin të sigurojnë shërbimet e balancimit në tregjet e

energjisë elektrike”, sqaron projektligji në fjalë.

Transmetimi i energjisë

Operatori i Sistemit të Transmetimit, në bazë të këtij ligji, ka të drejtë të mbledhë tarifën e rrjetit, në bazë të metodologjisë së miratuar nga ERE-ja dhe ka të drejtën të blejë energji për sa i përket mbulimit të humbjeve në sistemin e transmetimit dhe

sigurimit të shërbimeve ndihmëse që nevojiten për operimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit të transmetimit. Gjithashtu, OST-ja ka detyrimin kryesor të administrimit të sistemit të transmetimit nëpërmjet përdorimit të pajisjeve të

rrjetit, në përputhje me rregullat teknike. Disa nga detyrimet e OST-së përfshijnë menaxhimin e flukseve të energjisë elektrike brenda sistemit të transmetimit dhe operimin në paralel me sistemet e transmetimit të vendeve fqinje, ushtrimin e

funksioneve të saj në mënyrë jodiskriminuese, hartimin e Kodit të Transmetimit, kryerjen e balancimit të sistemit, alokimin e kapacitetve të interkoneksionit dhe menaxhimin e kapacitetit të kufizuar me operatorët e rrjeteve fqinje. OST-ja është përgjegjës për dispeçerimin e energjisë elektrike nga centralet prodhuese dhe përdorimin e linjave të interkoneksionit. Në bazë të këtij ligji, çdo vit OST-ja i paraqet ERE-s një plan 10-vjeçar të zhvillimit të rrjetit, i cili miratohet dhe monitorohet nga ERE.

Shpërndarja e energjisë

Në ndryshim nga legjislacioni ekzistues, që përcaktonte se aktiviteti i shpërndarjes kryhej vetëm nga një operator, me anë të

këtij projektligji synohet të jepet mundësia për kryerjen e këtij aktiviteti nga disa subjekte, nëse një gjë e tillë do të rezultonte efektive. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka si detyrë të mbajë dhe operojë sistemin në gjendje të sigurt, të qëndrueshme dhe të efektshme, të lidhë të gjithë klientët që kërkojnë të lidhen në rrjetin e shpërndarjes në baza jodiskriminuese. OSSH-ja

prokuron energjinë elektrike të nevojshme për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes. Në këtë projektligj, parashikohet e drejta e ERE-së që, për raste të veçanta, të

klasifikojë një sistem, i cili shpërndan energji elektrike brenda një zone gjeografikisht të kufizuar shërbimesh industriale, që të mos bëjë furnizim për klientët familjarë ose klientët joamiljarë të vegjël, si një sistem i mbyllur i shpërndarjes. Një sistem i tillë i mbyllur përjashton operatorin për të prokuruar energjinë për mbulimin e humbjeve dhe që tarifat ose metodologjitë e llogaritjes së tyre të jenë të miratuara sipas përcaktimeve të këtij ligji.

DOMOSDOSHMËRIA

“Eksperienca negative me privatizimin e shoqërisë së shpërndarjes dhe riblerja e 76% të aksioneve të shoqërisë CEZ Shpërndarje nga qeveria ka bërë të domosdoshme ristrukturimin e gjithë sektorit elektro-energjetik, përfshirë ndryshimin e modelit të tregut të energjisë elektrike. Për të mundësuar një ristrukturim të sektorit dhe dizenjimin e një modeli të ri të tregut duhet mbështetja ligjore, e cila do të realizohet pikërisht nëpërmjet këtij ligji”, sqarojnë ekspertët e qeverisë.

LEXIMI I KONSUMIT

Me miratim të ERE-së, operatorët e sistemit të transmetimit dhe të shpërndarjes mund të kontraktojnë operatorë të pavarur për kryerjen e funksionit të matjes dhe/ose shërbimeve të leximit të matësve. Ndërkohë që parashikohet edhe implementimi i sistemit të matësve inteligjentë (smart meters), që ndihmojnë pjesëmarrjen aktive të klientëve fundorë në tregun e furnizimit.

Ndërsa, në bazë të nenit 73, verifikimi i sistemit të matjes së energjisë kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ose nga një person juridik i autorizuar për këtë qëllim.

SQARIMI

Barra hipotekore, parandalon ndryshimin e pronësisë deri në shlyerjen e detyrimeve

Borxhet për energjinë, jo sekuestrim banesave apo objekteve

Ndaj subjekteve që nuk shlyejnë detyrimet mbi energjinë elektrike të konsumuar nuk parashikohet sekuestrim i banesave apo objekteve që kanë në pronësi, por vendosja e një barre hipotekore, që parandalon ndryshimin e pronësisë së objektit deri në shlyerjen e borxhit ndaj OSHEE-së. Kjo përcaktohet në pr/ligjin shumë të debatueshëm mbi pagimin e detyrimeve të energjisë elektrike, i cili po kundërshtohet nga opozita, duke e cilësuar si antikushtetues vendosjen e sekuestrimit të banesave apo godinave në pronësi. Kështu, në nenin 89 të tij përcaktohet se nëse klienti nuk paguan detyrimin e energjisë elektrike ndaj furnizuesit të ngarkuar me shërbimin universal si detyrim i shërbimit publik, brenda afatit të caktuar në kontratë, furnizuesi i energjisë elektrike, nëpërmjet personave të autorizuar nga ana e tij, pervec inicimit të procedurave të ndërprerjes se energjisë, ndërmerr masat e mëposhtme:

 

1.Furnizuesi i energjisë elektrike, inicion procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm duke kërkuar lëshimin e urdhrit të

ekzekutimit dhe inicimin e ekzekutimit të detyrueshëm, sikurse përcaktohet në Kodin e Procedurës Civile dhe Ligjin

nr. 8662 “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”, për cdo vlerë të papaguar

detyrimi.

2.Në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontratë furnizimi energjie elektrike, është mbi 150,000 lekë për

klientin familjar dhe mbi 2,000,000 lekë për klientin jofamiljar, furnizuesi ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të

detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore, mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në bazë të kësaj kontrate furnizimi, detyrimet e së cilës nuk janë paguar. Barra hipotekore do të vendoset për një periudhë deri në përfundimin e procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm. Në nenin 91 të pr/ligjit parashikohet e drejta e klientit për të ankimuar vendimin për vendosjen e barrës hipotekore. Kështu klienti fundor ka të drejtë të ankimojë vendimin për vendosjen e mjetit të sigurimit të detyrimit të papaguar të energjisë elektrike, pranë furnizuesit të ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik, dhe të kërkojë çlirimin nga sigurimi, vetëm nëse vendimi ka dalë apo është ekzekutuar në mënyrë të parregullt. Ankimi bëhet brenda 30 ditëve kalendarike nga çasti i marrjes dijeni për këtë parregullsi. Shqyrtimi i ankimit nga ana e furnizuesit duhet të bëhet brenda 15 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të ankimit. Kur ankesa e klientit fundor pranohet nga furnizuesi, atëherë përfaqësuesi ligjor i furnizuesit të ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik, ndërmerr menjëherë të gjitha masat e nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, për heqjen e barrës hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme të klientit.

 

3.Në qoftë se furnizuesi i ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik, nuk pranon ankimin e paraqitur, klienti mund ta

ankimojë këtë vendim në gjykatë e cila në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, mund të vendosë anulimin e tij. Pse vendoset barra hipotekore? Relacioni sqarues mbi vendosjen e barrës hipotekore sqaron se i gjithë ky proces synon mosndryshimin e pronësisë të objektit deri në shlyerjen e borxheve të prapambetura. Sipas relacionit, barra hipotekore në këtë rast vendoset vetëm me qëllim që të sigurohet ekzekutimi i detyrimit, në mënyrë që të kufizohet mundësia e klientit debitor që të tjetërsojë sendin pa ekzekutuar detyrim. Për këtë arsye, pasi furnizuesi i ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik, vendos barrën hipotekore, iniciohen procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm sepse fatura e konsumit të energjisë është titull ekzekutiv në bazë të ligjit nr.8662, “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”. “Në rast se përmbaruesi i angazhuar në këtë proces nga Furnizuesi, arrin që të vjelë detyrimin nëpërmjet pasurive dhe aseteve të tjera të debitorit (llogari bankare pasuri të luajtshme, etj.), atëherë furnizuesi heq këtë barrë hipotekore. Vetëm në rast se përmbaruesi nuk arrin të evidentojë pasuri të tjera të klientit, atëherë vazhdon procedurat përkatëse

 

150.000

Lekë për klientin familjar dhe mbi 2.000.000 lekë për klientin jofamiljar, është dyshemeja e borxhit ndaj OSHEE-së kur  furnizuesi ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të

detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore, mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji në bazë të kësaj kontrate furnizimi, detyrimet e së cilës nuk janë paguar.

SHKARKO APP