Seminar prezantues “Pyjet për zhvillim ekonomik lokal”

Specialistët u ndalën në rëndësinë  dhe dobinë e pyjeve:  “Pyjet dhe kullotat mbulojnë mbi 50% të sipërfaqes tokësore në Shqipëri. Ato janë një burim i shumëfishtë energjie. Por, pyjet janë të rëndësishme dhe në sigurimin e shërbimeve për shoqërinë si në sigurimin e kontrollit të erozionit, qëndrueshmërisë së tokës, përmirësimin e cilësisë së ujit, etj.. Për fat të keq, shfrytëzimi i pakontrolluar, mbikullotja dhe degradimi i pyjeve kanë sjellë shumë probleme, si erozion, degradim të tokës dhe mungesë të produkteve pyjore. Pylltaria komunale ka qenë e suksesshme në Shqipëri. Zona të mëdha të pyjeve të degraduara janë kthyer sërish në pyje të qëndrueshme. Shembuj mund të shihen në të gjithë Shqipërinë si në Kukës, Dibër, Lezhë, Korçë, Elbasan etj. Vitin e kaluar përfunduan dy projekte që mbështetën pylltarinë komunale si “Projekti i zhvillimit të burimeve natyrore” dhe “Projekti për fuqizimin e qëndrueshmërisë së pyjeve komunale”, theksoi përfaqësuesi i Federatës Kombëtare e Pushtetit Komunal.

Tani janë dy projekte që mbështesin pylltarinë komunale: projekti “pyjet për zhvillimin ekonomik lokal, 2014-2018, i cili ka si objektiv kryesor pyje komunalë të qëndrueshëm që sigurojnë prodhim më të lartë, shërbime dhe të ardhura për komunitetet rurale. Gjithashtu edhe projekti i Shërbimeve Mjedisore që ka objektiv kryesor të mbështesë praktikat e qëndrueshme të menaxhimit të tokës me qëllim reduktimin e degradimit të tokës dhe rritjen e të ardhurave për komunitetet në zonat rurale Aktivitetin nga Ministria e Mjedisit e përshëndeti  Drejtoresha e Politikave për Integrim në BE, Adriana Soko

SHKARKO APP