Pritet vetëm firma e Presidentit Trump, Senati konfirmon zyrtarisht Eric Wendt ambasador në Shqipëri
Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar sot Eric P. Wendt si ambasador të ri të SHBA-së në Shqipëri.
Sipas rezultatit zyrtar të publikuar nga Senati amerikan, kandidatura e Wendt u miratua me 50 vota pro dhe 44 kundër. Votimi u zhvillua në seancë plenare të Senatit dhe përbën miratimin përfundimtar të emërimit të tij për postin e ambasadorit në Tiranë.
Pas votimit të sotëm në Senat, hapi i fundit formal është nënshkrimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili do të finalizojë emërimin e Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Vota totale: 4494

