Serena Williams fiton Australia Open, bie Sharapova (Foto)
Serena Williams mundi Maria Sharapova dhe fitoi për herë të gjashtë titullin e 19-të Grand Slam të Australia Open. Sharapova herë shfaqej me kokë ulur dhe herë e qeshur pas turneut, të cilën donte ta fitonte medoemos, dhe ishte përgatitur prej një kohe të gjatë por nuk ia doli. Megjithatë arritja në finale ishte një sukses për tenisten ruse. Numri një në botë do të mbetet kështu numri një, edhe pas këtij turneu. Tenistja e famshme amerikane fitoi finalen e madhe, 6-3 7-6 (7-5), pavarësisht betejës së fortë të Sharapova, në setin e dytë. Williams, 33 vjeçe, la pas Martina Navratilova e Chris Evert me fitimin e 19-të të një turneu të tillë. Fitorja ndaj ruses Sharapova, numrit dy në botë, ishte e 16-ta radhazi, që nga viti 2004. Ëilliams e fitoi ndeshjen për një orë e 51 minuta. Një finale plot emocione, që për bukuroshen ruse përfundoi me humbje, ndërsa amerikania Serena Willimas mbetet “mbretëresha” e tenisit të femrave. Në Australia Open pritet të mësohet edhe fituesi tjetër, që do të dalë nga finalja e meshkujve, mes serbit Djokoviç e britanikut Murray.