Sesioni i 80-të i OKB-së, Spiropali në New York: Shqipëria ulet me një bilanc konkret kontributesh

Java e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka nisur këtë të hënë dhe është një organizimin i nivelit të larta, i cili do të vijojë deri në datën 27 shtator.

Pjesëmarrës në këtë eveniment i cili mbahet në Neë York, marrin pjesë presidenti Bajram Begaj dhe ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali. Ajo ka postuar foto nga New York. ”Shqipëria sot ulet me një bilanc konkret kontributesh për avancimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit shumëpalësh, si një aktor konstruktiv, i besueshëm dhe i principtë”.

Spiropali do të jetë e pranishme në hapjen e debatit të përgjithshëm në Asamblenë e OKB me mesazhin “Më mirë së bashku: 80 vite dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejtat e njeriut”. Me ftesë të Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Znj. Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spiropali do të përfaqësojë Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e bilaterale, ku në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?