“Sexy-Fitness”, gjimnastika në çift që përmirëson erosin

Të trajnuar me përkëdhelje: ja ushtrimet që favorizojnë mirëqenien e trupit dhe përmirësojnë kënaqësinë, duke ngacmuar fantazinë

Një motiv më shumë për t’ia dedikuar kohën intimitetit gjatë pushimeve. E dinit që duke stërvitur muskulaturën e legenit përmirësohet orgazma dhe i bën më të mëdha ndjesitë e provuara gjatë seksit.

Gjithashtu na ndihmon të bëhemi më të vetëdijshëm për trupin tonë duke ndezur dëshirën mes partnerëve. Le ta çlirojmë veten dhe të lëvizim me elasticitet: gjimnastika në çift bën që të çlirohemi nga tensionet, qetëson mendjen dhe bën të arrijë kënaqësia në maksimum.

Më leverdis kjo ballo? Të vallëzosh është një aktivitet thellësisht sensual dhe arrin t’i bashkojë dy të dashuruar nga zemra në kokë. Një ‘playlist’ me këngët tona të preferuara, për t’i dëgjuar gjatë mbrëmjeve romantike ose gjatë udhëtimit na ndihmon të ndajmë emocione dhe kënaqësi.

Të stimulosh fantazinë dhe të rigjesh kontaktin fizik përbëjnë dy elementët kryesorë për një jetë seksuale të lumtur.

Fillo nga fillimi: Një gjimnastikë e vërtetë; sipas ekspertëve në fakt aktiviteti seksual është një djegje e vërtetë e yndyrnave. Gjatë momenteve intime harxhohet shpesh një sasi e konsiderueshme kalorish; një stërvitje reale për muskujt dhe për sistemin kardiovaskular. E rëndësishme është…të japësh shumë.

“Bye bye” rutinë: Mjafton të kënaqesh me pozicionet e zakonshme. Në këmbë, në  dush, në divan ose mbi lavatriçe: le të lëmë të fluturojë fantazia! Të eksperimentosh e bën ngacmues seksin dhe rrit bashkëpunimin në çift. A duam të kemi një formë fizike për t’u pasur zili?

Në vend se të qëndrojmë pasiv, marrim një rol aktiv dhe shkojmë drejt kërkimit të kënaqësisë, do të jetë terapeutike dhe ngacmuese.

Nga ana e saj: Kur bëjmë  urinën, provojmë të mbajmë përdisa sekonda rrjedhën: shërben për të identifikuar muskujt, të cilëve u duhet kushtuar vëmendje: mjafton të kontraktosh muskujt e legenit për pesë ose dhjetë sekonda, t’i qetësosh e pastaj t’i përsërisësh. Një ushrim fizik për t’u bërë në çdo moment të ditës: ndihmon orgazmën dhe parandalon rrezikun e problemeve të mitrës.

Forca,  më jep një puthje: Të puthësh për një orë lejon të djegësh më shumë se 200 kalori. Sa më shumë i lartë niveli i pasionit, më e madhe është sasia e energjisë së përdorur. Një motiv më shumë për të mbajtur gjallë zjarrin e dashurisë. Falë seksit, rritet prodhimi i endorfinës, ndjehemi më të relaksuar dhe humori është ai që përfiton; një doping i vërtetë natyror.

SHKARKO APP