Sezoni i prodhimit -Ulen çmimet e produkteve bujqësore
Sezoni i prodhimit bujqësor, që përkon në këtë periudhë me pikun e tij, ka sjellë në tregjet bujqësore të vendit përgjysmim të çmimit të shitjes për këto produkte.
Ministria e Bujqësisë bën të ditur se çmimet e artikujve kryesorë ushqimorë në fund të kësaj jave në tregjet e vendit shënuan rënie kundrejt javës së shkuar.
Sipas të dhënave të tregut të shitjes, çmimet e rreth 40 për qind të artikujve bujqësore, kryesisht të perimeve, si speca, domate, kastraveca etj, kanë vazhduar të ulen, përkatësisht në 40-30 lekë/kg, 45-30 lekë/kg, 50 lekë/kg.
Rritja e prodhimit bujqësor vendas gjatë këtij sezoni, ka sjellë gradualisht uljen e çmimeve të këtyre produkteve në tregjet e vendit. Ndërsa me rritje të çmimit rezultojnë prodhimet që janë në fillim të sezonit dhe një pjesë e prodhimeve të importit, ku kryesojnë frutat me një rritje prej 20-30 leke/kg më shtrenjtë.
Po sipas të njëjtit burim, për produktet e tjera në grupin e ushqimeve mish, bulmet dhe ushqime të importit, si vaj, makarona, etj, gjatë kësaj jave është ruajtur i njëjti nivel çmimi sa një javë më parë. Këtë javë perimet u shitën më lirë në qytetet e Lushnje dhe Fierit.