Shabani: Na bëri bashkë Florjan Binaj, por me Berishën nuk bashkëpunoj

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani do të mbështesë Florian Binajn në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se kandidatura ka arritur të bashkojë shumë njerëz me qëndrime të ndryshme politike.

”Florjan Binaj na ka bërë të gjithëve bashkë, edhe me njerëz që në kushte të tjera nuk do të bashkëpunonim. Unë kam qenë sistematikisht kundër Sali Berishës dhe nuk do të punoja me të apo me ish-ministrat e tij, por kjo nuk më pengon të mbështes Florjanin”,-tha Shabani.

Shabani tha se mbështetja e tij për Binajn lidhet me programin konkret për qytetarët e Tiranës, jo me afërsi politike. Ai theksoi se çështjet që Nisma “Thurje” ka mbrojtur në Këshillin Bashkiak duhet të jenë pjesë e programit të kandidatit, si reformimi i transportit publik, ushqimi në shkolla, dhe mbështetja për pensionistët e studentët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qytetarët e Tiranës na kanë dhënë votën për këto tema konkrete, për transportin që duhet t’u hiqet monopoleve private, për shërbimet që lehtësojnë jetën e të moshuarve dhe studentëve, dhe për banesat publike”, deklaroi Shabani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?